Home / Lajme / Maqedoni / RDK mbështetje për Selën në Strugë dhe negociata me PDSH-në (VIDEO)

RDK mbështetje për Selën në Strugë dhe negociata me PDSH-në (VIDEO)

03 Prill – Nënkryetari i RDK-së dhe shefi i shtabit zgjedhor, Artan Dika në një konferencë me gazetarët theksoi vlerësimet për raundin e parë zgjedhor dhe veprimin e mëtejm të RDK-së.

Sipas tij, nga shumë arsye dhe argumente të RDK, kryesia e saj qendrore ka vendosur që të mbështesë parezervë kandidatin shqiptar në Strugë, Ziadin Sela për në raundin e dytë të zgjedhjeve si dhe autorizimin e kryesive të degëve partiake për negociata dhe bashkëpunim me PDSH.

Kryesia autorizoi kryesitë e degëve të RDK-së që të zhvillojnë negociata për bashkëpunim potencial me kandidatët e partisë tjetër opozitare shqiptare, PDSH, në komunat, në të cilat garojnë kandidatë shqiptarë në raundin e dytë dhe ku këshilltarët e RDK-së kanë rëndësi të veçantë për formimin e shumicës në këshillat komunal.
Dika theksoi se ky vendim i kryesisë ka pasuar pas shumë analizave dhe fakteve se: partia shqiptare në pushtet – BDI, ka bërë manipulim të rëndë të procesit zgjedhor të 24 marsit nëpërmjet: blerjes masive të votave nga përfaqësues të saj dhe votimeve të shumëfishta, kërcënimeve dhe frikësimeve të qytetarëve shqiptarë dhe të tjerë nga persona në pozita udhëheqëse në administratën shtetërore dhe inspektorë shtetëror me masa ndëshkuese ndaj votuesve, fshirjes së një numri të madh votuesish opozitarë nga listat e votimit, votimit si të sëmurë me vërtetime të falsifikuara një ditë para 24 marsit të një numri të konsiderueshëm personash të shëndoshë të evidentuar tashmë me identitet të saktë, të paraqitur në organet përkatëse, prishjes së heshtjes zgjedhore dhe favorizimit dhe propagandimit të vazhdueshëm vetëm të partisë shqiptare në pushtet nga mediat nacionale televizive publike dhe private në gjuhën shqipe, jotransparencës së burimeve të financimit të një fushate tepër të shtrenjtë politike, manipulimit të rezultatit zgjedhor nga komisione komunale zgjedhore, siç ishte rasti i fundit flagrant në Komunën e Çairit, dhe nisur nga fakti se këto dukuri negative të lartpërmendura kanë goditur rëndë themelet e demokracisë dhe procesin e zgjedhjeve të lira, si dhe nisur nga fakti se RDK është parti politike shqiptare opozitare etj.

Sipas tij, përfaqësuesit e degëve të RDK-së do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me shtabin qendror zgjedhor të RDK-së dhe Kryetarin e saj.

RDK MBËSHTETJE PËR ZIADIN SELËN DHE NEGOCIATA ME PDSH-në PËR KOMUNAT TJERA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *