Home / Lajme / Maqedoni / RDK në pres konferencë i shpalosi qëndrimet e partisë lidhur me zgjedhjet lokale 2013

RDK në pres konferencë i shpalosi qëndrimet e partisë lidhur me zgjedhjet lokale 2013

10 prill-“Në Gostivar kandidati i BDI-së fitoi në këto zgjedhje falë korrupsionit të madh zgjedhor dhe me votën e joshqiptarëve, të cilët votuan masovikisht nën direktivat dhe kërcënimet e qeveritarëve më të lartë, duke u sjellë në vendvotime me furgonët e aktivistëve të BDI-së”, tha Dika.

Rilindja Demokratike Kombëtare dëshiron të falënderojë të gjithë ata që votuan për kandidatët e saj në zgjedhjet lokale dhe t’i garantojë se votat e RDK-së janë votat më të pastra në këtë proces zgjedhor të mbushur me manipulime dhe me korrupsion të lartë zgjedhor si asnjëherë në historikun e demokracisë së brishtë në vend, u tha në konferencën për shtyp të Kryesisë së ngushtë të RDK-së, në përbërje të kryetarit Rufi Osmani, sekretarit Izet Zeqiri dhe nënkryetarët Artan Dika dhe Gikten Aziri, sot në selinë e partisë në Shkup.

“Garimi në këtë garë të pabarabartë, shpesh të pandershme dhe me media televizive ekstremisht të partizuara, ka qenë një ndërmarrje e vështirë por e domosdoshme, ashtu siç është i vështirë por i domosdoshëm ballafaqimi i njerëzve të drejtë dhe të ndershëm me padrejtësitë dhe intrigat e garniturave aktuale në pushtet. Në këto zgjedhje RDK-ja ka shënuar rritje të dukshme në komunat si Gostivari, Struga, Studeniçani, Tearca, Vrapçishti, etj., por ka patur edhe rënie në disa komuna në Shkup dhe në rrethinën e tij si edhe rezultat pak a shumë të njëjtë si ai i dy viteve më parë, në komuna të tjera”, tha Dika.

RDK-ja, siç tha ai, pas rrethit të dytë zgjedhor tejkalon 35.000 vota në nivel kombëtar dhe është mbi rezultatin e vitit 2011.

“Në Gostivar kandidati i BDI-së fitoi në këto zgjedhje falë korrupsionit të madh zgjedhor dhe me votën e joshqiptarëve, të cilët votuan masovikisht nën direktivat dhe kërcënimet e qeveritarëve më të lartë, duke u sjellë në vendvotime me furgonët e aktivistëve të BDI-së”, tha Dika.

RDK, thekson ai, e ka dëshmuar konstruktivitetin e saj kombëtar dhe opozitar, si në rastin e Kërçovës ashtu edhe në rastin e Strugës.

“RDK është shfaqur në skenën politike shqiptare si një alternative ndryshe, nëse shqiptarët vendosin të ndryshojnë gjendjen e mjeruar në të cilën janë katandisur. Ndershmëria, intelektualizmi dhe shpresa që përfaqësuesit e RDK-së përfaqësojnë, janë vlera që i duhen RDK-së dhe shqiptarëve në Maqedoni”, njoftoi nënkryetari i RDK-së.

Organet qendrore të RDK-së, shtoi Dika, gjatë ditëve në vijim do të analizojnë rezultatet zgjedhore dhe do të dalin me qëndrime meritore, të cilat do t’ia komunikojnë opinionit publik me kohë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *