Home / Lajme / Maqedoni / Reagimet e para për maltretimin e gazetarit të INA

Reagimet e para për maltretimin e gazetarit të INA

20, 21 prill-Gazetari dhe një nga themeluesit e agjencisë së lajmeve INA, Suat Saqipi u ndalua sot pasdite nga policia në Cërnilishtë të Dollnenit. Arrestimi i tij u bë sot pasdite derisa ishte duke ndjekur zhvillimet në këtë vendbanim për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kanë mbërritur edhe reagimet e para lidhur me ngjarjen e ndalimit dhe maltretimit të gazetarit të INA-s, Suat Saqipi nga policia në Cërnilishtë të Dollnenit.

Lidhur me rastin janë informuar përfaqësitë diplomatike, misionet ndërkombëtare si dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësime lidhur me ngjarjen që ka ndodhur, duke theksuar mbështetje për punën dhe misionin tonë të informimit.

Një diplomatë evroperëndimor inkurajoi stafin e agjencisë së lajmeve INA për të vazhduar me misionin e informimit, pavarësisht barrierave dhe sfidave të rënda. Një interes të veçantë ka shprehur edhe ambasada shqiptare në Shkup, e cila ka shprehur interesimin e veçantë për tu informuar për ngjarjen.

Ndjekja e rastit është bërë edhe nga zyrtarë të lartë shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, të cilët kanë kërkuar përgjegjësi dhe kanë reaguar në adresë të MPB-së për lënien të lirë të gazetarit Saqipi. Ata gjithashtu kanë shprehur shqetësim dhe do të kërkojnë hetime mbi rastin, për të ndëshkuar autorët e dhënies së urdhërit për rastin e ndalimit të gazetarit të INA.

Ndërkohë me një reagim ka dalur Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni (IGFM), duke shprehur shqetësime dhe informuar gjithashtu misionet ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Më poshtë vijon reagimi i IGFM

Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni, reagon ashpër ndaj arrestimit të sotëm të gazetarit të Agjencisë së lajmeve INA, z.Suat Saqipi, gjatë përcjelljes së atmosferës parazgjedhore në komunën e Dollnenit, dhe marrjen e tij në pyetje në stacionin policor të Prilepit.
Vlerësojmë se ky është një akt i paparë i instancave të caktuara të pushtetit, kundër fjalës së lirë dhe kundër gazetarisë së pavarur, e cila është themel i demokracisë së çdo shteti.
Ky akt i tillë i ulët i veprimit, bie ndesh me të gjitha normat dhe rregullat vendore dhe ndërkombëtare, të cilat garantojnë liri të plotë të veprimit të mediumeve të pavarura.
Kërkojmë nga institucionet vendore që të angazhohen seriozisht në parandalimin e këtyre dukurive të cilat po na largojnë gjithnjë e më tepër nga Bashkimi Evropian.
Kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të shtojnë presionin mbi të gjithë ata të cilët nuk i lexojnë siç duhet dhe nuk i respektojnë rregullat e vëna të demokracisë.
Me këtë rast, e inkurajojmë Agjencinë e lajmeve INA, dhe gazetarin z.Suat Saqipi, që të vazhdojnë me misionin e tyre fisnik, për informim korrekt dhe me kohë të opinionin publik.

Inkurajimi dhe mbështetje në adresë të INA kanë mbërritur nga media shqiptare dhe kolegë nga vendi, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora. (INA)

19:50 – Gazetari Suat Saqipi ka theksuar se ka përjetuar shqetësime dhe maltretime psiqike gjatë ndalimit të tij nga policia në Cërnilishtë të Dollnenit. Ai ka theksuar se pas një bisede të shkurtër informativ në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Prilep, është lënë i lirë dhe se është urdhëruar se do të thirret sërish për të sqaruar rastin. “Unë kam përjetuar një maltretim të paparë dhe se vazhdimisht më është bërë presion se çfarë kam bërë. Pasi që kemi mbërritur në stacion, pas kërkesës sime për një pikë ujë, ata janë sjellur në mënyrë johumane dhe më kanë urdhëruar që të mbyll gojën. Më thanë se jam i mbyllur në burg, derisa të vij avokati nga Shkupi. Më futën në një zyrë dhe më kontrolluan dhe pas disa minutave më thanë se jam i lirë”, theksoi pas lirimit gazetari Saqipi, i cili tha se i tërë materiali i regjistruar i është shlyer.

Ai apelon që ky akt është antiligjor dhe terror për të penguar fjalën e lirë dhe misionin tonë si gazetarë.

Agjencia e lajmeve INA apelon që të alarmohet kjo ngjarje e rëndë dhe atak për fjalën e lirë dhe gazetarinë shqiptare, ndërsa i bëhet thirrje gjitha shoqatave të gazetarëve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të dënuar aktin e tillë të veprimit.

18:20 – Gazetari dhe një nga themeluesit e agjencisë së lajmeve INA, Suat Saqipi u ndalua sot pasdite nga policia në Cërnilishtë të Dollnenit. Arrestimi i tij u bë sot pasdite derisa ishte duke ndjekur zhvillimet në këtë vendbanim për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Gazetari Saqipi ka theksuar se fillimisht është ndaluar nga inspektorë të policisë, të cilët kanë kërkuar që të shlyejë të gjitha fotografitë që kishte bërë dhe më pas është urdhëruar që të shoqërohet nga policët drejt Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Prilep.

Gazetari ka rrëfyer se ishte duke ndjekur një ngjarje që kishte nxitur tensione në këtë komunë për votimet e nesërme dhe prania e tij ka shqetësuar autoritetet qeveritare. “Unë jam futur në një makinë policie dhe për momentin do të më ndalet edhe celulari” , ka theksuar Saqipi.

Agjencia e lajmeve INA alarmon Shoqatat e Gazetarëve dhe faktorët politik dhe institucional vendor dhe ndërkombëtar që të reagojnë lidhur me këtë ngjarje, ku pengohet puna e medias dhe raportimi i lirë. Gjithashtu apelohet që urgjentisht të lihet i lirë gazetari Suat Saqipi dhe të ndalohet kryerja e detyrave dhe misionit të shenjtë të gazetarisë. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *