Home / Sport / Reali kalon M. Junajtid si klubi më i vlefshëm në botë

Reali kalon M. Junajtid si klubi më i vlefshëm në botë

Revista prestigjioze “Forbes” ka renditur për herë të parë Real Madrid si klubin më të vlefshëm në botë, duke ulur nga “froni” Mançester Junajtid që dominonte këtë listë prej 9 vitesh, që në fillimin e saj.

Tani klubi spanjoll vlen 103 milion euro më shumë se skuadra angleze, pasi Real Madrid ka vlerën 2.532 miliard euro, ndërsa Mançester Junajtid ka vlerën 2.429 miliard euro.
Në vendin e tretë renditet Barcelona, e cila ka një vlerë prej 1.995 miliard euro, por ka qenë skuadra që ka pasur rritjen më të ndjeshme në vitin e fundit. Dy klubet e tjera që plotësojnë pesëshen e parë janë Arsenal (1,017 miliard euro) dhe Bajern Mynih (1,005 miliard euro), ndërsa skuadrat pas tyre nuk e kapin asnjë shifrën e 1 miliard eurove në vlerën e tyre totale.
Mançester Siti ka bërë ngjitjen më domethënëse të këtij viti, duke kaluar nga vendi i 13-të në vendin e 9-të të klasifikimit të “Forbes”, ndërsa duket e çuditshme por PSZH nuk figuron mes 20 skuadrave më të pasura në botë, ndonëse në vitin e fundit ka dominuar merkaton e futbollistëve në Evropë. Gjithashtu, mes 20 klubeve me vlerën më të lartë figurojnë vetëm dy spanjollet e lartpërmendura, duke treguar qartësisht se përveç Realit e Barçës, klubet e tjera kanë probleme të mëdha dhe nuk kanë të njëjtën peshë ekonomike.

Klasifikimi i 10 skuadrave më të vlefshme sipas “Forbes”:
1. Real Madrid – €2.532 miliard
2. Mançester Junajtid – €2.429 miliard
3. Barcelona – €1.995 miliard
4. Arsenal – €1.017 miliard
5. Bajern Mynih – €1.005 miliard
6. Milan – €725 milion
7. Çelsi – €691milion
8. Juventus – €533 milion
9. Mançester Siti – €529 milion
10. Liverpul – €500 milion

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *