Home / Sport / Reali shkel me këmbë Levanten

Reali shkel me këmbë Levanten

Real Madrid ka dhënë provën e radhës se është kthyer përsëri në formën e sezonit të kaluar, duke mundur 5-1 Levanten, edhe pse Murinjo u kishte besuar shumë zëvendësuesve, duke menduar për takimin e Ligës së Kampioneve ndaj Gallatasarajit.

Në një ndeshje ku topin e parë nga qendra në mënyrë simbolike e nisi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, Murinjo uli në stol treshen Kristiano Ronaldo-Di Maria-Ozil, duke i dhënë më shumë hapësira Kajehon, Kaka e Benzema. Por në minutat e para janë miqtë që tregohen agresivë dhe shfrytëzojnë rastin e parë që i shfaqet, duke gjetur avantazhin me Mishel. Murinjo nxjerr menjëherë në nxemje titullarët por madrilenët nuk kanë nevojë për ndihmën e tyre për të përmbysur rezultatin, pasi Higuain me një goditje spektakolare dhe Kaka me penallti kthejnë shifrat në 2-1 për ekipin vendas para pushimit të takimit.
Megjithatë, trajneri portugez nuk kënaqet dhe në fillimin e pjesës së dytë hedh në fushë Kristiano Ronaldon në vend të Kajehon, e më pas edhe Di Maria e Ozil, duke larguar Kaka e Benzema, për të kthyer skemën klasike me të cilën ekipi ka dominuar në sezonin kaluar.
Manovra funksionon dhe Reali regjistron rast pas rasti, i ndalur vetëm nga pritjet e Munua. Megjithatë, portieri i Levantes nuk mund të bëjë asgjë përballë furisë së vendasve, që gjejnë edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës në minutat e fundit, një herë me anë të Kristiano Ronaldos dhe dy herë me anë të Ozil, duke rrumbullakosur shifrat në 5-1.
Kjo fitore ka dhënë sinjalin e qartë se Murinjo dëshiron të vazhdojë të luftojë edhe në kampionat, me dëshirën për të mbrojtur vendin e dytë, e pse jo, edhe për të frikësuar disi Barcelonën nëse ajo gabon përsëri.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *