Home / Lajme / Maqedoni / Rënie e numrit të punonjësve të paraqitur me orar të shkurtër pune

Rënie e numrit të punonjësve të paraqitur me orar të shkurtër pune

20 prill-“Në bazë të parregullsive të konstatuara janë sjellë vendime me të cilat angazhohen punëdhënësit t’i korigjojnë mangësitë dhe parregullsitëe konfirmuar. Gjatë kontrolleve të përsëritura është konstatuar se në 1.254 punonjës të cilët kanë punuar me orar të shkurtër pune, marrëdhënia e punës u është transformuar në marrëdhënie pune me orar të plotë pune” tha Ristovski.

Rënie e konsiderueshme e numrit të punonjësve me orar të shkurtër punën gjegjësisht transformimit në marrëdhënie të rregullta pune është arritur me aktivitet e fundit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike, theksuan njerëzit e parë të këtyre institucioneve, Spiro Ristovski dhe Goran Trajkovski.

Drejtori i të Ardhurave Publike Trajkovski sot në konferencë për shtyp informoi se vitin e kaluar te 9,.281 punëdhënës me 83.659 të punësuar ka pasur 20.260 me orar të shkurtër pune apo 24,5 për qind, përfshirë ditën e djeshme numri i punëdhënësve të cilët kanë punëtorë me orar të shkurtër pune është ulur në 8.468 kompani.

“Numri i të punësuarve është rritur prej 83.659 në 88.436. ndërsa numri i të punësuarve me orar të shkurtër pune nga 20.260 ka rënë në 16.671. Bëhet fjalë për 6,5 për qind ulje të të punësuarve të cilët janë paraqitur me orar të shkurtër pune” sqaroi Trajanovski.

Prej 599 mibikqyrejeve të kryera inspektuese nga Inspektorati shtetëror për punë te punëdhënësit të cilët kanë të punësuar 4.505 punëtorë me orar të shkurtuar pune, te 116 punëdhënës janë konstatuar parregullsi me mos evidentim apo evidentim të parregullt të orarit të punës të punonjësve, punonjësit e punësuar me orar të shkurtër pune të punojnë më gjatë nga ajo që është dakorduar apo nuk janë evidentuar dhe nuk paguhet puna jashtë orarit, informoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski.

“Në bazë të parregullsive të konstatuara janë sjellë vendime me të cilat angazhohen punëdhënësit t’i korigjojnë mangësitë dhe parregullsitëe konfirmuar. Gjatë kontrolleve të përsëritura është konstatuar se në 1.254 punonjës të cilët kanë punuar me orar të shkurtër pune, marrëdhënia e punës u është transformuar në marrëdhënie pune me orar të plotë pune” tha Ristovski.

Për shkeljet e konstatuara të ligjit, gjegjësisht moskorrigjimin e mangësive të konstatuara , kundër 14 punëdhënës janë parashtruar kërkesa për inicim të procedurës kundërvajtëse.

Ministri dikasterial foli edhe në problemin me shkeljen e Ligjit për paga minimale gjegjësisht mospagimin e shumës minimale. “Të dhënat jozyrtare flasin se në sektorin privat punonjësit u japin autorizim punëdhënësve të tyre ta tërheqin pagën e pagur dhe më pas të punësuarit t’i paguajnë paga më të vogël nga vlera e konfirmuar ligjore. Për këtë dukuri të papopullarizuara, ende nuk ka ankesa deri te Inspektorati për punë”, theksoi Ristovski.

U bëri thirrje të punësuarit të cilët gjenden apo do të gjenden në një situatë të tillë, të paraqesin te Inspektoratit për punë – në mënyrë elektronike nëpërmjet internetit, apo në telefon në numrat 15 131 dhe 15 505, apo në postë, ndërsa inspektimi do të veprojë në pajtim me rregullat ligjore.

Për mosrespektimin e Ligjit për paga minimale janë paraparë gjoba prej 6.000 deri 7.000 mijë eurove për punëdhënës, ndërsa nëse punëtorit nuk i paguhet paga minimale edhe prej 3.000 deri 4.000 mijë euro për personin përgjegjës

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *