Home / Sport / Renova mundi Napredokun

Renova mundi Napredokun

Pas pejsës së para që u mbyll 1:1, ndeshjen e vendosi një moment shkëlqimi i Mensur Idrizit, i cili në minutën e 87-të shënon gol spektakolar për fitore 2:1 të Renovës. Xhepcishtasit me këtë fitore arrijnë në kuotën e 38 pikëve dhe për momentin dalin në pozitën e 4 në renditje.

Renova ka shënuar fitore me rezultat 2:1 përballë Napredokut në ndeshjen e parë të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit në vend. Pas humbjes nga Rabotnicki dhe barazimit me Shkëndijës, futbollistët e Renovës janë kthyer me tre pikë, nga dueli me ekipin kërcovar. Vendasit nisën mirë takimin dhe në minutën e 6-të pas harkimit të Idrizit, Agron Memedi shënon për epërsi 1:0. Renova pas avantazhit në shpejtësi mundej të deklasojë kundërshtarin, mirëpo ‘gjipspunuesit’ humbën disa mundësi të mira për të zgjidhur fatin e takimit, ndërsa miqtë shfrytëzuan këtë për t’u rrikthyer në lojë. Ishte minuta e 31 kur Simjanovski lëshon një projektil të vërtetë drejt portës së Renovës, duke shënuar për barazim 1:1. Pak para mbylljes së pjesës së parë, miqtë kishin tjetër kanosje, por kësaj rradhe portieri Zendeli ruajti portën e tij. Në pjesën e dytë Renova kërkonte golin e fitores, ndërsa miqtë në kundërsulme shpresonin në përmbysje. Rastet para portave respektive munguan, ndërsa fati i takimit u vendos nga një moment shkëlqimi i Mensur Idrizit, i cili në minutën e 87-të shënon gol spektakolar për fitore 2:1 të Renovës. Xhepcishtasit me këtë fitore arrijnë në kuotën e 38 pikëve dhe për momentin dalin në pozitën e 4 në renditje. Ndeshjet tjera të xhiros së 26-të zhvillohen të dielën, ndërsa spikat derbi ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotnickit në Tetovë. Vendasit janë të motivuar maksimalisht për të arkëtuar pikë të reja, por mbetet të shihet se sa do të lë shenjë sfida e Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit, të cilën e mbyllën me barazim 0-0. Nga ana tjetër ‘romantikët’ janë të motivuar që në këtë përballje të shënojnë fitore, pasi që janë të vetëdijshëm se me fitore eliminohet edhe një kundërshtarë tjetër në rrugën drejt kaulifikimit në garat evropiane. Ndërkohë presioni më i madh do të jetë tek skuadra e Dritës, e cila në terrenin vendas do të përballet me Vardarin, që është mobilizuar maksimalisht në mbrojtje të titullit të kampionit. Vendasit nuk kanë rrugëdalje tjetër përveç se të shënojnë fitore, ndërsa i njëjti motiv është tek mysafirët nga Shkupi. Në përballjet e tjera, lidrei aktual Horizont Turnova do të jetë mysafirë në Kratovë kundër Sileksit, ndërsa Metalurgu do të zhvillojë një sfidë të vështirë, kur përballet me Teteksin në ‘Gjorçe Petrov”. Ndërkohë Pelisteri pritet të vazhdojë me ngritjen pranverore dhe të shënojë edhe një tjetër fitore ndaj Bregallnicës. Të gjitha ndeshjet zhvillohen gjatë ditës së diel në orën 16.00.

Java 26-të:
Renova-Napredoku 2:1,
Shkëndija-Rabotniçki
Sileksi-Horizont T.
Drita-Vardari
Teteksi-Metalurgu
Pelisteri-Bregallnica.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *