Home / Sport / Renova, Shkëndija dhe Drita kërkojnë sukses (VIDEO)

Renova, Shkëndija dhe Drita kërkojnë sukses (VIDEO)

Java e 23-të sjell duele interesante, ku skuadrat shqiptare shpresojnë në rezultate pozitive. Renova kundër Teteksit pretendon të vazhdojë serinë pozitive, Shkëndija shpreson në fitore të dytë ndaj Sileksit në afat kohor prej katër ditëve, ndërsa Drita e Bogovinës drejt Kërcovës shkon me ambicie për të ndalur serinë negative.

Pasi të dielën me ndeshjet e xhiros së 22-të, u mbyll rrethi i dytë i garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, në mesjavë (të mërkurën) në program janë takimet e xhiros së 23-të me cka edhe zyrtarisht nis rrethi i tretë dhe i fundit i garave në elitën e futbollit vendor. Pasojnë 11-të javë të cilat pritet që qartësojnë të gjithë dilemat në lidhje me dukjen përfundimtare të renditjes tabelare. Kanë mbetur nga 11-të ndeshje për secilën skuadër për të tentuar të realizojnë ambiciet e tyre. Renova është ‘hit’ i vërtetë në sezonin pranveror, pasi në katër ndeshje ka shënuar tre fitore dhe një barazim, pa shijuar asnjë humbje. Takimin e fundit me shumë stil mundën Rabotnickin dhe tani me atmosferë pozitive presin duelin me rivalin e qytetit Teteksin, të shpërngulur ndëkohë në Shkup (Teteksi takimet si vendas i luan në Shkup). Me respekt për skuadrën e fundit në renditje, nga tabori i Renovës presin ndeshje të vështirë, por gjithsesi pretendojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve. “Renova në secilin takim shkon në fitore dhe këtë më së miri e dëshmojmë në këto katër xhiro të kaluara. Tani na prêt ndeshje e vështirë, nuk na gënjen pozita e Teteksit, pasi jemi të vetëdijshëm se ata kanë skuadër shumë më cilësore se në vjeshtë. Mirëpo ne do të shikojmë lojën tonë dhe besojmë në fitore të re dhe vazhdim të serisë pozitive”, shprehet drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti, i cili konfirmon se trajner Osmani ka në dispozicion të gjithë futbollistët, me përjashtim të Ersen Sali-t, që pas takimit me Rabotnickin ankohet në lëndim dhe do të jetë në pikëpyetje deri në moment të fundit, ndërsa në portë kthehet Suat Zendeli, i cili pushoi xhiron e kaluar për shkak të kartonit të kuq pas sfidës me Bregallnicën. Shkëndija gjithashtu në Tetovë do të jetë mikëpritëse e Sileksit, skuadër të cilën të dielën e mundi 3:2 në Kratovë. ‘Kuqezinjtë’ tani kërkojnë përsëritje të suksesit ndaj Sileksit, për të arkëtuar tre pikë të reja me të cilat do të vazhdojnë të mbajnë hapin me skuadrat e kreut. “Të dielën zhvilluam një ndeshje të shumë të mirë në një teren të vështirë për lojë dhe me atë fitore treguam se ne ende nuk jemi dorëzuar. Tani të njëjtin kundërshtar e presim në Tetovë dhe në mendjen tonë është vetëm fitorja. Shpresoj dhe besoj në një fitore të re dhe dhashtë Zoti të vazhdoj serinë e golave”, deklaroi sulmuesi i Shkëndijës, Muzafer Ejupi, i cili në sfidën e të dielës ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me dy gola të shënuar dhe një assist. Drita në seri negative udhëton drejt Kërcovës ku do të ballafaqohet me Napredokun. Sezonin vjeshtor bogovinasit pikërisht në Kërcovë zhvilluan një prej paraqitjeve të tyre më të mira, duke u bërë skuadra e parë që arriti të dalë e pamposhtur nga ai teren, ku më parë gjatë sezonit ishin dorëzuar Shkëndija dhe Vardari. “Është koha që Drita të fillojë të grumbullojë pikë, nëse duam që t’i shmangemi më së keqes, rënies nga kategoria e parë. Napredoku ka skuadër cilësore dhe luan në teren të vet, mirëpo ne nuk dorëzohemi para kohe dhe besojmë në befasi”, shprehet mesfushori i Dritës, Nebi Mustafi. Në ndeshjet tjera derbi i Shkupit përplas Vardarin me Rabotnickin, Horizonti prêt Bregallnicën, ndërsa Metalurgu takohet me Pelisterin. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 16:00, në përjashtim të përballjes Renova-Teteksi që luhet nga ora 13:00.

Në javën e 23-të takohen:
Vardari – Rabotniçki
Horizont T.– Bregallnica
Metalurg – Pelisteri
Napredoku – Drita,
Shkëndija -Sileski
Renova – Teteksi

Renova në orën 13:00, Shkëndija në 16:00[/b]

Java e 23-të sjell program të dyfishtë në stadiumin e qytetit në Tetovë, Të mërkurën do të zhvillohen dy takime, pasi që edhe Renova edhe Shkëndija janë vendase. Pasi që në fundjavë pasojnë duelet e xhiros së 24 dhe skuadra që do të shtynte takimin për të ejnten do të kishte më pak kohë për të pushuar, kryesitë e klubeve tetovare në bashkëpunim me FFM-në kanë vendosur të luajnë në të njëjtën ditë, porn ë kohë të ndryshme. Kështu, Renova ka vendosur që takimin e saj me Teteksin ta luajë në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00, ndërsa tre orë më vonë (16:00), Shkëndija do të përballet me Sileksin.

RENOVA, SHKËNDIJA DHE DRITA KËRKOJNË SUKSESE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *