Home / Lajme / Maqedoni / Repriza e ”morrit” të enjten (VIDEO)

Repriza e ”morrit” të enjten (VIDEO)

Tetovë, 23 Prill – Të enjten më 25 prill në Pallatin e Kulturës do të shfaqet repriza e komedisë “Morri”, në regji të Suljeman Rushitit dhe me autor Ivo Breshan.

Premiera e cila u shfaq një javë më parë në Tetovë, u mirëprit nga publiku tetovar dhe më gjërë, kurse kjo na inkurajon që të vazhdojmë me punë më të përkushtuar në të ardhmen, thekson drejtori i Teatrit të Tetovës Valmir Aziri. “Interesimi i madh ëpr shfaqjne ishte jazhtëzakonisht i madh. Pra është hera e parë që kemi pasur kaq shumë publik dhe kjo tregon se viti 2012 ishte vit i kthesës për teatrin e Tetovës, ku nga një institucion që nuk prodhonte asgjë dhe kur të gjithë ishin në ankth se çka do të ndidh me këtë institucion, tashmë teatri I Tetovës është i përkushtuar dhe I respektuar nga qytetarët pasi që prodhon vlera dhe ato vlera I përcjell tek popullata e Tetovës dhe më gjërë. Kjo u tregua edhe me shfaqen “Morri”, ku kishte shumë publik”, tha Aziri. Sipas tij, Teatri I tetovës gjatë muajve në vazhdim do të shfaq edhe tre shfaqje dhe do të organizojë edhe fetsivalin e Teatrove, me një buxhet prej 100 mijë eurove. “Poashtu në teatër janë puënsuar edhe tre aktorë, me çrast presim që të kompaletojmë sadopak kuadrin, kurse presim që të miratohen edhe 4 vende pune ëpr punëtorë skene në teatër sepse në këtë drejtim kemi kuadër deficiatar”, deklaroi Aziri. Ai ka ftuar të gjithë qyetarët që në të ardhmen të marrin pjesë në shfaqjet e teatrit, kurse ftesë u ka dërguar edhe kudrit arsimor i cili sipas tij, është shumë pak prezent në shfaqje. “Ftoj në veçanti, arsimtarët, profesorët, mësuesit, të cilët shumë pak vijnë në shfaqje. Sipas analizave tona, më shumë pjesë e publikut janë qytetarët e rëndomtë dhe kjo është një befasi e këndshme, sepse ata ndajnë nga koha e tyre dhe nga xhepi i tyre 150 denarë për biletë për të ndjekur shfaqjet e teatrit”, nënvizoi Aziir.

Ndryshe, repriza e shfaqes Morri, do të jepet ditën e enjte në Tetovë, me fillim në ora 20.00.

REPRIZA E KOMEDISË ” MORRI ” TË ENJTEN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *