Home / Lajme / Maqedoni / Rivotime në Strugë, bllokohet fitorja e Selës

Rivotime në Strugë, bllokohet fitorja e Selës

15 prill-Me këtë vendim kontestohet fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela që në raundin e dytë. Trupi gjykues ka vendosur që të ketë rivotime në 9 vendvotime, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullësi.

Gjykata Administrative e Maqedonisë ka vendosur sot që të ketë rivotime për raundin e dytë edhe në komunën e Strugës.

Me këtë vendim kontestohet fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela që në raundin e dytë. Trupi gjykues ka vendosur që të ketë rivotime në 9 vendvotime, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullësi.

Me këtë vendim, do të ketë rivotime për raundin e dytë në komunën e Strugës në garën midis kandidatit shqiptar Ziadin Sela dhe kandidatit maqedonas Vladimir Koçoski. Sipas këtij vendimi, numri i votuesve ku do të ketë rivotime është 7.530 votues. Në raundin e dytë, Sela ka pasur mbi 5 mijë vota epërsi ndaj kandidatit maqedonas Koçoski.
Kryetari i Gjykatës Administrative në Maqedoni, Isamedin Limani ka dhënë sot dorëheqje për shkak të mbivotimit nga anëtarët e tjerë të gjykatës, me rastin e shqyrtimit të procesit zgjedhor për raundin e dytë për Strugën dhe komunën Qendër.

Dorëheqja pasoi menjëherë pasi që Limani theksoi se ishte mbivotuar nga anëtarët e tjerë, të cilët kanë përkrahur kallëzimin penal të VMRO-DPMNE për parregullësi në komunën Qendër dhe Strugë me votat e tyre u vendos që të ketë rivotime në këtë komunë, edhe ate në gjashtë vendvotime. Gjykata Administrative pranoi katër kallëzimet e parashtruara nga VMRO-DPMNE, pasi që ato ishin rrëzuar si ankesa nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Gjykata paraprakisht nuk ka përkrahur kallëzimet e BDI-së për rivotime në komunën e Studeniçanit dhe me këtë Azem Sadiku nga PDSH është zyrtarizuar si kryetar i ri i komunës. Po ashtu i njejti vendim ka pasuar edhe për komunën e Kumanovës, ku nuk janë pranuar kallëzimet e VMRO-DPMNE dhe me këtë është zyrtarizuar zgjedhja e Zoran Damjanovskit për kryetar komune. Trupi gjykues pritet të vendos edhe për ankesat e LSDM për disa komuna të Shkupit dhe komuna tjera

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *