Home / Sport / Ronaldinjo kthehet përsëri në kombëtaren e Brazilit

Ronaldinjo kthehet përsëri në kombëtaren e Brazilit

Trajneri i kombëtares së Brazilit, Luiz Felipe Skolari, ka grumbulluar shumë emra të njohur për ndeshjen miqësore të 24 prillit që kjo përfaqësuese luan ndaj Kilit, por duke përzgjedhur vetëm futbollistë nga kampionati vendas.

Emri më i njohur është ai i fantazistit Ronaldinjo, i cili mungoi në dy miqësoret e fundit ndaj Rusisë dhe Italisë, të luajtura në mars. Por tani ai është grumbulluar për këtë ndeshje miqësore ndaj Kilit, pasi shkëlqeu pak javë më parë në një takim miqësor të organizuar ndaj Bolivisë.
Emra të tjerë të njohur si Neimar, Leandro Damiao dhe Pato figurojnë mes sulmuesve të përzgjedhur për këtë sfidë, ndërsa në mesfushë do të ketë lojtarë si Zhadson i Sao Paulo dhe Fernando i Gremio.
Meqenëse ndeshja zhvillohet në një datë jozyrtare të FIFA-s, Skolari e ka pasur të pamundur të grumbullojë futbollistë që luajnë në kampionatet evropiane.

Lista e Brazilit për miqësoren me Kilin:
Portierë:
Diego Kavalieri (Fluminense), Xheferson (Botafogo).
Mbrojtës: Andre Santos (Gremio), Dede (Vasko da Gama), Henrike (Palmeiras), Rever (Atletiko Mineiro), Markos Rosha (Atletiko Mineiro).
Mesfushorë: Fernando (Gremio), Zhadson (Sao Paulo), Zhan (Fluminense), Paulinjo (Korinthians), Ralf (Korinthians), Ronaldinjo (Atletiko Mineiro).
Sulmues: Aleksandre Pato (Korinthians), Leandro (Palmeiras), Leandro Damiao (Internacional), Neimar (Santos), Osvaldo (Sao Paulo).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *