Home / Lajme / Maqedoni / Rrethimi i Shkodrës tash edhe në gjuhën angleze (VIDEO)

Rrethimi i Shkodrës tash edhe në gjuhën angleze (VIDEO)

Tetovë, 3 Prill-Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë është promovuar libri “Rrethimi i Shkodrës” (1504) i Marin Barletit i përkthyer në anglisht nga pastori David Hosaflook “The Siege of Shkodra”. Libri në fjalë përshkruan historinë e rrethimit osman në qytetin e fortifikuar të Shkodrës.

Autori David Hosaflook thotë se përkthimi ka qenë shumë i vështirë por shpreson se me këtë ka arritur që të ketë sukses gjatë përkthumit të kësaj vepre shumë të rëndësishme. “Qëllimi ishte shumë i thjeshtë pasi që isha duke mësuar gjuhën shqipe dhe profesori më dha këtë libër që ta lexoj sa për të përmirësuar gjuhën shqipe.Por nuk e dija se çka më kishte rënë në duar dhe 15 vjet më vonë unë arrita të përkthej dhe të kemi një projekt të këtilllë.Unë jam shumë mirënjohës rektorit dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë që më mundësuan që të promovoj këtë libër, sepse jam për herë të parë në Tetovë dhe jam pritur shumë mirë. Përkthimi ka qenë shumë i vështirë dhe më kanë ndihmuar shumë profesor, sepse bëhet fjalë për një tekst nga shekulli i XVI-të, por më kanë ndihmuar shumë njerëz. Ishte vështirë dhe shpresoj se kemi arritur të bëjmë një punë të saktë ashtu siç ka dashur Marlin Barleti. Ajo që më shtyri në fillim të interesohem për këtë libër ishte ballina e librit në original e punuar me mjaftë mjeshtëri. Megjithatë duke e lexuar përmbajtjen e kuptova se ky libër ka vlera historike për popullin shqiptarë. Me këtë dëshiroja të jap kontributin tim në këtë drejtim. Libri është ndërtuar në atë mënyrë që përmban shumë skica, shtojca, fotografi autentike. Nuk është bërë asnjë ndryshim dhe në përgjithësi nuk ka asnjë ikje nga origjinali. ”, deklaroi David Hosaflook përkthyes i librit të Marin Barletit “Rethimi I Shkodrës” në gjuhën angleze. Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Zamir Dika thotë se me këtë përkthim është arritur që historia e Rrethimit të Shkodrës të njihet edhe në përmasa globale, pëkrundër asaj që deri më tash për këtë rrethim kishte njohuri vetëm në rajon. “Kemi kënaqsinë që sot të kemi zotin David, për të promovuar një libër i cili ka qenë i përhapur vetëm në rajon, dhe nuk ka pasur mundësi që të njihet në konotacion global. Autori që 25 vjet është duke jetuar në Shqipër, dhe përpos misionit të tij primar ai meret me histori dhe përkthimologji.

Nga ekspetët kemi dëgjuar se ka bërë një përklthim fenonmenal, të Rrethimit t Shkodrës të Marin Barletit dhe është përkthim në gjuhën angleze dhe sot mund të gjendet në Amazondhe në sirtaret globale të historisë dhe në këtë mënyrë ka ndihmuar që edhe kjo pjesë e historisë të ndërkombëtarizohet, me një përkthim dhe me një ektuziazëm mjaft pozitiv. Përkthimi në anglisht tregonë vlerën, që e ka ky libër dhe është një ndihmë për historinë dhe historianët në përgjithës”, tha rektori i UEJL-së Zamir Dika. Gjatë fjalimit para studentëve dhe profesorëve në UEJL, përkthyesi i këtij libri u shpreh se është përpjekur të jetë sa më i saktë në përkthimin e këtij libri, i cili është përkthyer në shumë gjuhë, por jo edhe në anglisht.

RRETHIMI I SHKODRËS PËRKTHEHET NË GJUHËN ANGLEZE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *