Home / Lajme / Maqedoni / Rritje të shpenzimeve të jetesës në mars (VIDEO)

Rritje të shpenzimeve të jetesës në mars (VIDEO)

01 Prill – Shpenzimet e jetesës në mars këtë vit në krahasim me muajin paraprak shënojnë rritje prej 0,1 për qind, ndërsa në krahasim me marsin e vitit të kaluar prej 3,1 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, çmimet me pakicë në mars të këtij viti në krahasim me muajin paraprak shënojnë ulje prej 0,1 për qind, ndërsa në krahasim me majin e vitit të kaluar rritje prej një për qind.

Rritja e shpenzimeve të jetesës prej 0.1 për qind në mars të vitit 2013, në krahasim me muajin paraprak, është rezultat i indeksëve më të lartë të perimeve për 3,9 për qind, pemëve për 2,5 për qind, përpunimet dhe pemët dhe peshku për 0,7 për qind, përpunimet nga perimet dhe pijet joalkoolike për 0,2 për qind.Në mars, rritje të indeksëve të shpenzimeve të jetesës është shënuar edhe tek ilaçet për 3,7 për qind, transporti ajror i udhëtarëve për 2,8 për qind, derivatet e naftës për 1,9 për qind, ushqimi dhe pijet në restorante dhe hotele për 0,4 për qind.Ulje të indeksëve të shpenzimeve të jetesës në mars të vitit 2013, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar tek yndyrërat për 2,7 për qind, vezët për 1,3 për qind, përpunimet nga mishi dhe prodhimet e tjera ushqimore për 0,4 për qind dhe pemët e thata për 0,2 për qind.

Ulje të indeksëve të shpenzimeve të jetesës është shënuar edhe tek ngrohja qendrore për amvisëritë për 13,8 për qind, mjetet e trafikut për 1,5 për qind, këpucë për 0,8 për qind, veshje për 0,6 për qind, derivatet e lëngëta dhe gazi për amvisëritë për 0,5 për qind dhe mjetet për higjienë për 0,3 për qind.

RRITJE TË SHPENZIMEVE TË JETESËS NË MUAJIN MARS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *