Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani: Nuk tërhiqem nga politika (VIDEO)

Rufi Osmani: Nuk tërhiqem nga politika (VIDEO)

Gostivar, 10 Prill – Lideri i RDK-së, Rufi Osmani në konferencën me gazetarët i pyetur lidhur me mundësinë e largimit të tij nga skena politike, ai ka mohuar një gjë të tillë, duke nënvizuar se vazhdon aktivitetin politik.

“Deklaratat e mija kanë të bëjnë me situata normale zgjedhore, jo me situata zgjedhore si kjo ku ne kishim shtet rrethim të demokracisë, një dhunim të demokracisë, një korrupsion masiv dhe një shkelje të vullnetit politik të shumicës së elektoratit shqiptarë. Në këtë situatë unë jam i obliguar të respektojë vullnetin e mbi 35 mijë votuesve të RDK-së të cilët në mënyrë eksplicite kërkojnë vazhdimin tim dhe vazhdimin e profesor Izet Zeqirit si bartës të aktivitetit politik në RDK”, tha Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.

Kryesia e ngushtë e RDK-së në përbërje Rufi Osmani – kryetar, Izet Zeqiri – sekretar dhe nënkryetarët Artan Dika dhe Gikten Aziri, sot në selinë e partisë në Shkup mbajtën konferencë për shtyp.Qëndrimet e RDK-së në lidhje me zgjedhjet e porsapërfunduara lokale i shpalosi nënkryetari Artan Dika.Rilindja Demokratike Kombëtare përmes një konferencë për shtyp falënderoi të gjithë ata që votuan për kandidatët e saj në zgjedhjet lokale dhe t’i garantojë se votat e RDK-së janë votat më të pastra në këtë proces zgjedhor të mbushur me manipulime dhe me korrupsion të lartë zgjedhor.“Garimi në këtë garë të pabarabartë, shpesh të pandershme dhe me media televizive ekstremisht të partizuara, ka qenë një ndërmarrje e vështirë por e domosdoshme, ashtu siç është i vështirë por i domosdoshëm ballafaqimi i njerëzve të drejtë dhe të ndershëm me padrejtësitë dhe intrigat e garniturave aktuale në pushtet”, deklaroi nënkryetari i RDK-së, Artan Dika.

RUFI OSMANI NUK TËRHIQET NGA POLITIKA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *