Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani nuk tërhiqet nga lidershipi i RDK-së (VIDEO)

Rufi Osmani nuk tërhiqet nga lidershipi i RDK-së (VIDEO)

9 prill-“Epilogu i këtij votimi është një nga padrejtësite më të mëdha që i është bërë vullnetit të lirë demokratik nga ana e një pushteti mafioz i cili tashmë ka lënduar rëndë themelet e demokracisë. Me 7 prill 2013 fitues të vërtetë jeni ju 18.250 votuesit e RDK-së që me bindje të plotë, vullnet dhe vendosshmeri votuat për nderin, dijen, sakrificën dhe vizionin progresiv për Gostivarin tonë”, thekson Rufi Osmani.

Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) dhe kandidati për komunën e Gostivarit, Rufi Osmani, pas humbjes së zgjedhjeve lokale në këtë komunë ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga skena politike dhe lidershipi i kësaj partie.

Ai përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve dhe votuesve të partisë së tij shpreh mirënjohje për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet lokale.

“Epilogu i këtij votimi është një nga padrejtësite më të mëdha që i është bërë vullnetit të lirë demokratik nga ana e një pushteti mafioz i cili tashmë ka lënduar rëndë themelet e demokracisë. Me 7 prill 2013 fitues të vërtetë jeni ju 18.250 votuesit e RDK-së që me bindje të plotë, vullnet dhe vendosshmeri votuat për nderin, dijen, sakrificën dhe vizionin progresiv për Gostivarin tonë”, thekson Rufi Osmani.

Sipas tij, një koalicion më i madh antidemokratik i udhëhequr nga partitë në pushtet me protagonist kryesor njerëzit e krimit të organizuar që nëpërmjet korrupsionit masiv elektoral mposhtën vetëm numerikshit vullnetin e lirë të demokratëve të mirëfillte.
“Në këto çaste të vështira kur kemi të lënduar shpirtin dhe zemrën tonë nga kjo padrejtësi e madhe ju ftoj që së bashku të përforcojmë besimin në Zotin e madhërishëm dhe të mobilizojmë forca të reja për të avancuar Rilindjen Demokratike Kombëtare si alternativa e vetme e mirëfilltë demokratike dhe kombëtare”, thuhet në mesazhin e Rufi Osmanit. (INA)

RUFI OSMANI NUK TËRHIQET NGA LIDERSHIPI I RDK-së ( VIDE )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *