Home / Lajme / Maqedoni / Sadi Bexheti takohet me banorët e Reçicës së madhe (VIDEO)

Sadi Bexheti takohet me banorët e Reçicës së madhe (VIDEO)

Tetovë, 01 Prill -Kryetari aktual dhe kandidati i PDSH-së për komunën e Tetovës, Sadi Bexheti, të dielën ka realizuar takim me banorët e Reçicës së Madhe me të cilët ka bashkëbiseduar për rrjedhën e procesit zgjedhor me 24 mars.

Gjatë këtij takimi banorët kanë bërë të ditur se gjatë ditës së zgjedhjeve janë regjistruar parregullsi të shumta edhe në këtë pjesë të qytetit. Bexheti ka falënderuar banorët për përkrahjen në raundin e parë të zgjedhjeve dhe u ka bërë apel që sa më masovikisht të dalin të votojnë më 7 prill për të mbrojtur në këtë mënyrë votën e lirë.

Bexheti poashtu sonte vazhdon edhe me takime të tjera në lagjet e Tetovës.

SADI BEXHETI TAKOHET ME BANORËT E REÇICËS SË MADHE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *