Home / Lajme / Rajon / Sali Berisha: Në qendër të Tiranës do ndërtohet Xhamia e madhe (VIDEO)

Sali Berisha: Në qendër të Tiranës do ndërtohet Xhamia e madhe (VIDEO)

4 Prill – “Pas një bllokimi 11-vjeçar zemërlig dhe tendencioz nuk mund të them që është bllokuar për arsye religjioze. Besimi i vetëm i tij është xhepi pasi nga trualli nuk mund të fitonte asgjë dhe e bllokoi për 11 vite me radhë por zoti është i madh i jep atë që meriton. Kështu që familjet tiranase me mirësi dhe mirëkuptim aritën në marrëveshje me komunitetin dhe vendi do të ketë xhaminë më të madhe të tij”, u shpreh Kryeministri.

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të xhamisë së madhe të kryeqytetit në zonën e Namazgjasë. Nga mbledhja e përjavshme e qeverisë kryeministri Berisha tha se finalizimi I këtij projekti erdhi pas një pune serioze të bërë nga Bashkia e Tiranës dhe komuniteti mysliman, të cilët do t’i sjellin kryeqytetit një kryevepër arkitekturore.

“Sot marrim vendimin për ndërtimin e xhamisë së madhe të kryeqyteti. Pas një pune serioze të bërë nga Bashkia e Tiranës, komuniteti mysliman është finalizuar gjithçka për ndërtimin në zonën e Namasgjasë të xhamisë më të madhe të kryeqytetit. Unë kam pasur rastin të takoj arkitektin e famshëm të projektit të kësaj xhamie, arkitekt që ka ndërtuar kryevepra të kësaj arkitekture dhe arti në mbarë botën. Ai më paraqiti mua një projekt madhështor, dinjitoz për kryeqytetin e Shqipërisë. Xhamia do të jetë me të gjithë lehtësirat dhe mundësitë dhe do të ketë një kapacitet të madh. Ajo do të jetë një kryevepër arkitekture me të cilën qyteti i Tiranës do të pasurohet siç u pasurua me dy katedrale”, vuri në dukje Berisha .

Kryeministri Berisha atakoi dhe Edi Ramën si bllokuesin për 11 vjet të xhamisë së madhe të kryeqytetit në kohën kur qeveriste Tiranën.
“Pas një bllokimi 11-vjeçar zemërlig dhe tendencioz nuk mund të them që është bllokuar për arsye religjioze. Besimi i vetëm i tij është xhepi pasi nga trualli nuk mund të fitonte asgjë dhe e bllokoi për 11 vite me radhë por zoti është i madh i jep atë që meriton. Kështu që familjet tiranase me mirësi dhe mirëkuptim aritën në marrëveshje me komunitetin dhe vendi do të ketë xhaminë më të madhe të tij”, u shpreh Kryeministri.

Ndaj dhe për ti dhënë jetë sa më parë projektit të xhamisë së madhe të Tiranës, Kryeministri Berisha njoftoi dhe mbledhjen sa më parë të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.

Qeveria miratoi dhe disa ndryshime në ligjin për koncensionet dhe partneritetin publik privat, të cilat decentralizojnë tërësisht këtë proces, duke i bërë njësitë kontraktuese të pavarura nga Këshilli i Ministrave.

SALI BERISHA: NË QENDËR TË TIRANËS DO TË NDËRTOHET XHAMIA E MADHE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *