Home / Sport / Seferi zhvillon luftë eliminatore për titullin WBO

Seferi zhvillon luftë eliminatore për titullin WBO

Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet me fituesin e duelit për titull bote mes Marco Huckut e Ola Afolabit. Aktualisht kampion bote në versionin WBO është Marco Huck.

Boksieri i kategorisë “cruiser”, Nuri Seferi, në fund të majit apo në fillim të qershorit do të luftojë në Tiranë kundër amerikanit BJ Flores, në një luftë eliminatore për titullin e botës të versionit WBO, ka bërë të ditur “Boxen.de”, të enjten. Si data të mundshme janë 25 maji dhe 1 qershori.

Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet me fituesin e duelit për titull bote mes Marco Huckut e Ola Afolabit. Aktualisht kampion bote në versionin WBO është Marco Huck. Seferi 36-vjeçar në boksin profesionist ka 33 fitore (20 KO) e gjashtë humbje.

Kundërshtari i tij i radhës Flores, 34-vjeçar, ka 28 fitore (18 KO), një humbje e një barazim. Flores në renditjen e WBO-së muajin e kaluar ishte në pozitën e sfiduesit të parë, ndërsa Seferi ishte në pozitën e sfiduesit të tretë. Seferi ishte përballur me Marco Huckun në qershor të vitit 2006, duel të cilin e kishte humbur me vendim unanim pas 10 raundeve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *