Home / Lajme / Maqedoni / Sekuestrohen 500 gramë heroinë në VK ‘Bogorodicë’ (VIDEO)

Sekuestrohen 500 gramë heroinë në VK ‘Bogorodicë’ (VIDEO)

15 Prill – Në vendkalimin “Bogorodicë” në mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30 në hyrje të Maqedonisë nga ana e nëpunësve policorë dhe nëpunësve të Drejtorisë doganore është kryer kontroll i udhëtarëve në një autobus me targa të Maqedonisë i cili ka transportuar në linjë të rregullt me autobusë Stamboll-Shkup.

Qendra për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz-Departamenti për trafikimi të paligjshëm me drogë në bashkëveprim me Drejtorinë doganore, ka sekuestruar rreth 500 gramë heroinë, me çka është shkëputur kanali ndërkombëtarë për trafikim të paligjshëm me heroin në relacionin nga Turqia deri në Maqedoni.Heroina e sekuestruar, e dedikuar për narko tregun vendor është me kualitet të lartë dhe gjatë shitjes me pakicë do të arrinte çmim prej 50.000 euro.Në vendkalimin “Bogorodicë” në mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30 në hyrje të Maqedonisë nga ana e nëpunësve policorë dhe nëpunësve të Drejtorisë doganore është kryer kontroll i udhëtarëve në një autobus me targa të Maqedonisë i cili ka transportuar në linjë të rregullt me autobusë Stamboll-Shkup.Është përdorur qen zyrtar për zbulimin e drogave narkotike me çka te personi Q.A.(22) nga Shkupi është detektuar prania e drogës narkotike. Te Q.A. është kryer kontroll është në pjesën e pasme të trupit ku në mbathjet e tij është gjetur një pako katrore e mbështjellë dhe e ngjitur me shirit ngjitës ku në të gjendej pluhur ngjyrë kafeje. Pas testimit të bërë është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë, e cila është dorëzuar në analiza në Departamentin për teknikë kriminalistike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.Pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjen e rastit do të ngritet kallëzim penale kundër Q.A. i dyshuar se ka bërë vepër penale. Personi së bashku me kallëzimin penal do të dalë para gjykatësit hetues në Prokurorinë Themelore publike-Veles.Merren masa dhe aktivitete shtesë për shkak të zbardhjes së plotë të rastit, konfirmim dhe sanksionimit penal ligjor edhe të personave tjerë të involvuar.

SEKUESTROHEN 500 GRAMË HEROINË NË BOGORODICË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *