Home / Lajme / Maqedoni / Sela: Do të jem kryetar komune i të gjithë qytetarëve të Strugës (VIDEO)

Sela: Do të jem kryetar komune i të gjithë qytetarëve të Strugës (VIDEO)

25 prill-Në atmosferë të tillë të festojmë sepse zgjedhjet janë për të mirën e qytetarëve dhe nuk janë ditë kur qytetarët duhet të frikësohen ose shantazhuar. unë jam prej sot kryetar komune i të gjithë qytetarëve të Strugës dhe këtë mandat do ta shfrytëzoj për të mirën e të gjithëve pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, politike dhe fetare. Shpresoj se pas katër viteve Strugën do ta shohim me një pamje më ndryshe”, theksoi kryetari i komunës së Strugës, Sela.

Zijadin Selës, kryetari i ri i Komunës së Strugës, sot zyrtarisht i është dorëzuar certifikata për mandatin katërvjeçar si kryetar komune.

Në fjalimin e tij pas aktit solemn, ai tha se në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të jetë kryebashkiak i të gjithë qytetarëve të Strugës, pa dallim të përkatësisë së tyre nacionale ose fetare.

“Shpresoj dhe dëshiroj që edhe në të ardhmen, në një atmosferë të tillë siç sot po e marr funksionon, të jenë edhe zgjedhjet. Në atmosferë të tillë të festojmë sepse zgjedhjet janë për të mirën e qytetarëve dhe nuk janë ditë kur qytetarët duhet të frikësohen ose shantazhuar. unë jam prej sot kryetar komune i të gjithë qytetarëve të Strugës dhe këtë mandat do ta shfrytëzoj për të mirën e të gjithëve pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, politike dhe fetare. Shpresoj se pas katër viteve Strugën do ta shohim me një pamje më ndryshe”, theksoi kryetari i komunës së Strugës, Sela.

Zijadin Sela e mori fitoren para kundërshtarit të tij Vlladimir Koçoski nga koalicioni “Së bashku për Strugën” me dallim prej rreth gjashtë mijë vota. Me komunën e Strugës në tetë vitet e fundit ka udhëhequr Ramiz Merko, kuadro nga BDI-ja, i cili sot ia lëshoi kolltukun e kryetarit të komunës, kryetarit të ri.

ZIADIN SELA MORRI DETYRËN SI KRYETAR KOMUNE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *