Home / Lajme / Maqedoni / Sela:Ti detyrojmë kundërshtarët tanë që deri në ora 14 ta ngrenë flamurin e bardhë dhe të dorëzohen.

Sela:Ti detyrojmë kundërshtarët tanë që deri në ora 14 ta ngrenë flamurin e bardhë dhe të dorëzohen.

5 prill-“Dilni në mënyrë masive në zgjedhje, votoni të qetë dhe në mënyrë demokratike, ti detyrojmë kundërshtarët tanë që deri në ora 14 ta ngrenë flamurin e bardhë dhe të dorëzohen. Kësaj radhe ta kuptojnë njëherë dhe përgjithmonë se Struga përjetësisht do të udhëhiqet nga shqiptarët” , tha Ziadin Sela

Mbështetje të fuqishme dhe pritje madhështore rezervohet për kandidatin shqiptar për komunën e Strugës Ziadin Sela. Gjatë ditës së djeshme, Sela ka qëndruar në fshatrat Kalishtë, Frëngovë, Fierishtë, Shum, Zagraçan, Ladorishtë dhe Belicë. Sela ka kërkuar nga qytetarët që të qetë dhe në mënyrë masive të dalin në zgjedhje dhe atë duke u përpjekur që deri në ora 14 të përfundojnë këtë proces. “Dilni në mënyrë masive në zgjedhje, votoni të qetë dhe në mënyrë demokratike, ti detyrojmë kundërshtarët tanë që deri në ora 14 ta ngrenë flamurin e bardhë dhe të dorëzohen. Kësaj radhe ta kuptojnë njëherë dhe përgjithmonë se Struga përjetësisht do të udhëhiqet nga shqiptarët” , tha Ziadin Sela . Në Ladorishtë, përveç masës së madhe të njerëzve Sela u prit edhe nga ish kundër kandidati i tij Arben Labënishti , i cili kërkoi nga të pranishmit që ta mbështesin fuqishëm Ziadin Selën më 7 prill në garën me kundër kandidatin nga blloku maqedonas Vlladimir Koçovski.KOHA.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *