Home / Lajme / Maqedoni / Seminar për etikën e gjykatësve dhe të prokurorëve

Seminar për etikën e gjykatësve dhe të prokurorëve

4 prill-Për parimet e kodekseve etike të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Francë dhe Spanjë, fjalime në seminarin dytitor kanë prof. Bertrand Methju nga Universiteti “Sorbona” në Paris, i cili njëherit është edhe anëtar i Këshillit gjyqësor në Francë dhe gjykatësja Marija Luis Martinez Morales nga Gjykata e Sipërme e drejtësisë në Granada, Spanjë.

Gjykatës dhe prokurorë pubklikë nga të gjitha instancat dhe rajonet e apelit, sot dhe nesër në Shkup, marrin pjesë në seminarin “Etika e gjykatësve dhe prokurorëve publikë dhe parandalim të përplasjes së interesave”.

Seminari është në drejtim të krijimit të kodeksit etik dhe parandalimit të përplasjes së inreresave në jurisprudencë në pajtim me standardet ndërkombëtare me qëllim që të ngritet ndërgjegja e gjyqtarëve dhe e prokurorëve për respektimin konsekuent të parimeve të përmbajtura në kodekset etike gjyqësore dhe prokurorëve publikë, të cilët e avancojnë kryerjen e pavarur dhe profesionale të punës së përditshme.

“Kjo është çështje shumë e rëndësishme në pikëpamje të kodeksit etik për shkak të rekomandimeve të GREKO-s në rrethin e katërt të evaluimit që të kryejmë mdoernizim rë kodeksit etik të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, me atë që do t’i inkaudrojmë temat e përplasjes së interesave, deklaratat për pronë…”, deklaroi sot drejtoresha e Akademisë për gjykatës publikë, Aneta Arnaudovska para hapjes së seminarit.

Në kuadër të ditës së parë, Arnaudovska i prezantoi rekomandimet e Komitetit GREKO dhe standardeve ndërkombëtare, të cilat kanë të bëjnë me etikën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve publikë, si dhe të përplasjes së interesave.

Roli i këtij trupi, siç shtoi, do të jetë parandalues dhe do të duhet të kufizohet nga organi disiplinues, respektivisht nga dy këshillat.

Për parimet e kodekseve etike të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Francë dhe Spanjë, fjalime në seminarin dytitor kanë prof. Bertrand Methju nga Universiteti “Sorbona” në Paris, i cili njëherit është edhe anëtar i Këshillit gjyqësor në Francë dhe gjykatësja Marija Luis Martinez Morales nga Gjykata e Sipërme e drejtësisë në Granada, Spanjë.

Qëllimi i punëtorisë është që përmes prezantimit të përmbajtjes së kodit të etikës së gjykatësve dhe prokurorëve publik të Spanjës dhe Francës, si dhe prezantimi i obligimeve të cilat dalin nga rekomandimet e Komitetit GREKO pranë Këshillit të Evropës të cilat u janë ndarë vendeve të caktuara të cilat e kaluan rrethin e 4-të të evaulimit, ndërsa tani janë në drejtim të krijimit të kodeksit etik dhe parandalimit të përplasjes së interesave në gjyqësi në pajtim me standardet ndërkombëtare, të ngritet vetëdija e gjykatësve dhe prokurove publikë për respektimin konsekuent të parimeve të përmbajtur në kodet etike gjyqësore dhe prokurive publike, të cilat e avancojnë ushtrimin e pavarur dhe profesionale të punës së përditshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *