Home / Lajme / Maqedoni / Seminar ‘Roli i gjykatësit në procedurë akuzuese’

Seminar ‘Roli i gjykatësit në procedurë akuzuese’

23 prill-Qëllimi i seminarit është që përmes panel diskutimeve dhe prezantimeve të këmbehen përvoja praktike në drejtim të avancimit të sistemit ndëshkues të Republikës së Maqedonisë përmes përforcimit të rolit të gjykatësit gjatë procedurës akuzuese. Sistemin gjyqësor amerikan përmes përvojave nga praktika do ta prezantojnë gjykatës nga SHBA-ja, ndërsa legjislacionin ndëshkues kombëtar do ta prezantojnë gjykatës kombëtar.

Gjykatësit të cilët veprojnë në lëndë për materie penale nga Maqedonia, sot dhe nesër në seminar në temë “Roli i gjykatësit në procedurën akuzuese”, do të këmbejnë përvoja me kolegët nga SHBA-ja për zbatimin praktik të ligjeve nga sfera e së drejtës penale.

Seminari është në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë, në bashkëpunim dhe me mbështetje financiare të programit OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Shkup, në suaza të programit për partneritet mes gjykatësve të SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë, i cili financohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së/Byroja për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimin e ligjeve (INL).

Në seminar do të marrin pjesë edhe gjykatës nga sektoret penale nga të gjitha instancat, nga zona e apelacionit Shkup, si dhe gjykatës nga SHBA-ja të cilët punojnë në materien penale.

Qëllimi i seminarit është që përmes panel diskutimeve dhe prezantimeve të këmbehen përvoja praktike në drejtim të avancimit të sistemit ndëshkues të Republikës së Maqedonisë përmes përforcimit të rolit të gjykatësit gjatë procedurës akuzuese. Sistemin gjyqësor amerikan përmes përvojave nga praktika do ta prezantojnë gjykatës nga SHBA-ja, ndërsa legjislacionin ndëshkues kombëtar do ta prezantojnë gjykatës kombëtar.

Seminarin me fjalime hyrëse do ta hapin ambasadori amerikan Pol Uollers, kryetarja e Këshillit gjyqësor të RM-së, Aleksandra Zafirovska, kryetarja e Gjykatës Supreme të RM-së, Lidija Nedellkova, drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë të RM-së, Aneta Aranudovska dhe gjykatësi i Gjykatës Supreme të RM-së dhe kryetari i Shoqatës së gjykatësve të RM-së Nikolço Nikollovski

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *