Home / Sport / Sfidat e Ligës së Kampioneve

Sfidat e Ligës së Kampioneve

Të mërkurën në mbrëmje luhen dy ndeshjet e mbetura të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, që vendos përballë Juventusin me Bajernin e Mynihut dhe Barcelonën kundër PSG-së së Ibrahimovic.

Në Torino bardhezinjtë do të mundohen të përmbysin dy golat e pësuar në ndeshjen e parë në Gjermani. Trajneri i kampionëve italianë premton një tjetër skuadër në fushë, ndryshe nga ajo që u pa në “Alianz Arena”, ku Bajerno dominoi totalisht takimin.

“Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte. Hejnkes deklaron se Juventusi është në gjendje të bëjë të mundur të pamundurën, ndaj unë shpresoj që në përfundim të takimit ai të thotë: ua pata thënë që mund të bëjë të mundur të pamundurën!”, deklaroi Konte.

Megjithatë, misioni i Juventusit bëhet edhe më i pamundur nga mungesa e dy lojtarëve kryesorë, si Vidal dhe Lihtshtajner që nuk mund të luajnë për shkak kartonash, por edhe dëmtimi i Xhovinkos. Vidal pritet të zëvendësohet nga Pogba ndërsa për Lihtshtajner zgjedhja e Kontes mbetet mes Padoin dhe Islas. Në sulm, Vucinic është i sigurt, ndërsa balotazhi mbetet mes Kualijarelës dhe Matrit. Treshja e mbrojtjes pritet të jetë e njëjta, Barzalji, Bonuci dhe Kielini ndërsa në portë i zakonshmi Bufon.

Ndërkohë në kampion bavarez rikthehet Javi Martinez i cili nuk luajti ndeshjen e parë për shkak të kartonave. Rikthimi i tij në mesfushë së bashku me Shvajnshtajger krijon më shumë siguri për skuadrën e Hejnkes.

Në Camp Nou, Barcelona do të presë sheikët e PSG-së. Takimi i parë mes dy skuadrave përfundoi në barazim 2-2 me një super formë të Mesit dhe Ibrës, por me një incident të shëmtuar në fund kur suedezi u ndëshkua me karton të kuq.

PSG apeloi vendimin e gjyqtarit të takimit dhe UEFA vendosi të falë sulmuesin shtatlartë duke e lejuar atë të luajë në ndeshjen e kthimit. Në kampin katalanas Mesi pritet të rikthehet në fushë pas dëmtimit që pësoi në takimin e parë kundër PSG-së.

Juventus-Bajern dhe Barcelon-PSG, që do të transmetohen në SuperSport në orën 20:45, janë dy takimet mbyllëse të çerek-finaleve të Ligës së Kampioneve nga ku do të dalin emrat e dy skuadrave që do t’i bashkohen dy gjysmë-finalisteve të kualifikuara të martën, Realit të Madridit dhe Borusia së Dortmundit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *