Home / Sport / Shaqiri: E vështirë të përqendrohesh para Barcelonës!

Shaqiri: E vështirë të përqendrohesh para Barcelonës!

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer me lojën e tij ndaj Volfsburgut në Kupën e Gjermanisë, pasi me një gol dhe dy pasime ka ndihmuar skuadrën të fitojë 6-1 dhe të shkojë në finale. Por mesfushori kosovar ka pranuar se bavarezët, pavarësisht këtyre fitoreve të thella, janë të shpërqendruar tashmë pasi po mendojnë vetëm për sfidën e javës së ardhshme në Ligën e Kampioneve ndaj Barcelonës.

“Ne dëshironim shumë të arrinim në finalen e Kupës por ishte e vështirë për ne. Të gjitha bisedat rreth Barcelonës e kanë bërë të vështirë të përqendroheshim siç duhej për ndeshjet e radhës. Por ia dolëm mbanë dhe mbërritëm të kontrollonim qetësisht ndeshjen”, deklaroi mesfushori kosovar.
Shaqiri ka qenë kryesisht zëvendësues gjatë këtij sezoni, pasi titullarët e paprekshëm në mesfushën e Bajernit në pozicionet ku mund të luajë ai janë kryesisht Kros në qendër dhe Riberi e Roben nga krahët. Por kohët e fundit, falë dëmtimeve të këtyre futbollistëve ai ka filluar të fitojë më shumë hapësira në formacion, duke u treguar mjaft vendimtar dhe duke fituar edhe vlerësimet e drejtuesve të klubit
“Jemi shumë të lumtur. Shaqiri ishte “Njeriu i Ndeshjes” për ne pasi tregoi se ka klas të jashtëzakonshëm”, ishin fjalët e drejtorit sportiv të bavarezëve, Matias Samer, pas përfundimit të ndeshjes për lojtarin që në këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 12 pasime për gol në të gjitha aktivitetet me fanellën e bavarezëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *