Home / Sport / Shkëndija dhe Vardari ndahen pa gola

Shkëndija dhe Vardari ndahen pa gola

“Lojë e vështirë, por që më bën krenar për paraqitjen e futbollistëve të mij. Kemi tejkaluar periudhë të vështirë dhe këta djelmosha treguan se këtë fanellë e mbrojnë me shumë përkushtim. Mendoj se dominuam, kishim rastet më të mira për të shënuar dhe vetëm falë mungesës së fatit sportiv, nuk arritëm të mundim Vardarin. Por ky është futbolli, kthim prapa s’ka, duhet të koncentrohemi në sfidat e rradhës, ndërsa në Shkup do të kërkojmë rastin tonë për kualifikim në finale”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri.

Derbi i madh ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit në kuadër të dueleve të para të gjysmëfinaleve të Kupës së Maqedonisë, ka sjellë barazim pa gola. Ky rezultat len të hapur gjithçka dhe vendimi për udhëtuesin për në finale e madhe do të bjerë në ndeshjen e kthimit në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Takimi i zhvilluar para rreth 5 000 spektatorëve të tubuar në stadiumin e qytetit në Tetovë, solli futboll mesatar me dy skuadra që nga respekti për kundërshtarin, më shumë mendonin për portën e tyre, sa sa për mënyrën se si të arrijnë te porta rivale. Gjithsesi, nëse llogaritet situata në të cilën gjendet Shkëndija, futbollistët ‘kuqezi’ sollën tjetër paraqitje pozitive, duke treguar dëshirë të madhe për lojë dhe në momente duke tejkaluar mundësitë reale në këtë moment. Kampioni në fuqi, Vardari, në asnjë moment nuk arriti që të dominojë në teren, pasi që të motivuar në maksimum, tetovarët kërkonin golin e epërsisë. Pjesa e parë ishte e varfër për nga rastet, pasi të dyja ekipet kishin nga dy kansoje të zbehta. Taipi dhe Useini rrezikuan portën e Vardarit, ndërsa në anën tjetër portieri Velii pa problem priti goditjet e Himenezit dhe Kostovskit. Në pjesën e dytë trajneri Shaqiri në lojë inkuadroi sulmuesin e ‘rrikthyer’, Muzafer Ejupin dhe më vonë edhe Sedat Berishën dhe loja e Shkëndijës fitoi në tempo, duke qenë për një nuansë më e rrezikshme para portës së Vardarit. I riu Mevlan Murati solli mundësinë më të mirë për gol, kur nga mbi 35 metra lëshoi një projketil të vërtetë, që u ndal në shtyllën e Vardarit, para se Ilievski të pastrojë rrezikun. Pak më vonë Ardit Shaqiri solli goditje të fortë, por që kaloi për pak skaj portës. Në këtë periudhë të dominimit të Shkëndijës, kishte dy mundësi kur arbitri Markovski mundej të tregojë në pikën e bardhë. Në njërin rast Muzafer Ejupi u tërhoq për fanelle prej pas shpine, ndërsa më vonë Bunjamin Shabani në depërtim u gjet në ‘sanduiç’ të Cikarskit dhe Stejpanoviqit. Në fund, Vardari mundej të marrë fitore, kur goditja e fortë e Llazarevskit, kaloi pranë portës vendase. “Lojë e vështirë, por që më bën krenar për paraqitjen e futbollistëve të mij. Kemi tejkaluar periudhë të vështirë dhe këta djelmosha treguan se këtë fanellë e mbrojnë me shumë përkushtim. Mendoj se dominuam, kishim rastet më të mira për të shënuar dhe vetëm falë mungesës së fatit sportiv, nuk arritëm të mundim Vardarin. Por ky është futbolli, kthim prapa s’ka, duhet të koncentrohemi në sfidat e rradhës, ndërsa në Shkup do të kërkojmë rastin tonë për kualifikim në finale”, deklaroi pas ndeshjes me Vardarin, trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Kratovë, Sileksi është mundur 0:1 nga Teteksi dhe me këtë rezultat skuadra tetovare e sheh veten fare pranë kualifikimit në finalen e madhe. Ndeshjet e kthimit në program janë më 2 maj.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *