Home / Sport / Shkëndija e gatshme për ndeshjen e vitit (VIDEO)

Shkëndija e gatshme për ndeshjen e vitit (VIDEO)

Tetovë, 16 Prill – Shkëndija dhe Vardari do të përballen në ndeshjen më interesante në kuadër të takimeve të para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll.

Dy kampionët e fundit të Maqedonisë, dy skuadrat me numër më të madh të tifozerive dhe dy ekipet që për momentin përballen me probleme të mëdha interne, do të kenë përplasjen e tyre të parë në Kupë, në kërkim të rezultatit pozitiv para ndeshjes së kthimit. Shkëndija këtë sezon ka përjetuar ‘1 milion’ probleme, por futbollistët aktual refuzojnë të dorëzohen para kohe dhe paralajmërojnë luftë maksimale në këtë duel. Mungesat e shumta në formacion janë hendikep, por në takimin e fundit me Renovën, u pa se trajneri Shaqiri ka në përbërje futbollistë të rrinjë të cilët janë të gatshëm që të japin në çdo kohë maksimumin e tyre. Humbja 6:1 nga Vardari javë më parë në kampionat, nuk pritet të ketë ndikim në këtë përballje, pasi sipas Shabanit, ajo ishte vetëm një ditë e keqe për skuadrën tetovare. Trajneri Shaqiri për shkak të lëndimit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Artim Pollozhanit, ndërsa nga e premtja prej ekipi janë larguar Berisha, Demiri, Ejupi, Nikov dhe Aliu. Gjithsesi kundër Renovës u pa se të rrinjtë janë të gatshëm për lojë dhe nga tabori ‘kuqezi’ shpresojnë në rezultat pozitiv. Ndeshja Shkëndja-Vardari zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00. Ndërkohë dueli tjetër gjysmëfinal do të zhvillohet në Kratovë, ku Sileksi pret Teteksin. Dy ekipet e fundit në renditjen tabelare në Ligën e Parë, kanë rast të mirë që përmes Kupës të sigurojnë finale, ku më pas do të kërkohet dalja në arenën ndërkombëtare. Të dyja ekipet paralajmërojnë maksimumin e tyre, ndërsa bazuar në kualitetin që posedojnë, përparësi të vogël pritet të ketë Teteksi. Edhe kjo përballje fillon në orën 16:00. Njëjtë si në takimin me Renovën edhe kësaj rradhe nga tabori i Shkëndijës paralajmërojnë se mjetet e grumbulluara nga biletat e shitura do të shkojnë në adresë të futbollistëve.

SHKËNDIJA E GATSHME PËR NDESHJEN E VITIT ME VARDARIN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *