Home / Sport / Shkëndija kërkon finalen

Shkëndija kërkon finalen

“Në emër të gjithë bashkëlojtarëve mund të premtoj angazhim maksimal, ndoshta edhe më shumë se aq, në tentimin për të arritur kualifikimin në gjysmëfinale. Paratë, problemet e ndryshme, mungesa e kushteve dhe shumë pengesa tjera i lëmë anash, duke u orientuar në të vetmin qëllim, kualifikim në finale e Kupës së Maqedonisë. Mua më djeg ende ajo finale e humbur në vitin 2006 dhe e përsëris për të satën herë se nuk dua të ik nga Tetova pa sjellë këtu trofeun e Kupës”, shprehet mesfushori strugan i Shkëndijës, Artim Pollozhani.

Të mërkurën disi në një vijë paralele ndërmjet emocioneve të Ligës së Kampionëve, në skenën vendore në program do të jenë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Maqedonisë. Vardari-Shkëndija dhe Teteksi-Sileksi janë përballjet që do japin emrat e finalistëve të edicionit të sivjetshëm të kësaj gare. Duke parë emrat e skuadrave gjysmëfinaliste, rezultatet e tyre viteve të fundit, si dhe rendimentin në sezonin aktual, padyshim së dueli i dy kampionëve të fundit të Maqedonisë, Vardarit dhe Shkëndijës tërheq vëmendje më të madhe. Kjo sfidë me të drejtë cilësohet si finale para finales, ndërsa rezultati i barabartë 0:0 nga sfida e parë në Tetovë, jep garancë për emocione të mëdha në sfidën e kthimit në Shkup. Vardari me çdo kusht kërkon fitoren, pasi çdo barazim me gola të shënuar çon Shkëndijën në finale. Vardari kërkon titullin e dyfishtë, mirëpo Shkëndija nuk dorëzohet para kohe dhe nëse asgjë tjetër, paralajmëron luftë të madhe deri në sekondën e fundit. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë pas titullit të kampionit dy vite më parë, tani kërkojnë finalen e Kupës, për të tentuar të fitojnë trofeun e vetëm që u mungon. ‘Një milion’ problemet e këtij sezoni që përjetoi skuadra, për momentin lihen anash, pasi kjo gjeneratë e futbollistëve pretendojnë të bëjnë atë që ekipi humbi në finalen e vitit 2006 përballë Makedonija Gj.P. “Në emër të gjithë bashkëlojtarëve mund të premtoj angazhim maksimal, ndoshta edhe më shumë se aq, në tentimin për të arritur kualifikimin në gjysmëfinale. Paratë, problemet e ndryshme, mungesa e kushteve dhe shumë pengesa tjera i lëmë anash, duke u orientuar në të vetmin qëllim, kualifikim në finale e Kupës së Maqedonisë. Mua më djeg ende ajo finale e humbur në vitin 2006 dhe e përsëris për të satën herë se nuk dua të ik nga Tetova pa sjellë këtu trofeun e Kupës”, shprehet mesfushori strugan i Shkëndijës, Artim Pollozhani, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Vardarit, ndërsa kthehet në kombinim për të luajtur pikërisht në sfidën më të rëndësishme të sezonit. “Pata një lëndim serioz që më detyroi të pushoj një muaj, ndërsa ngadalë po kthehem në rritmin e duhur. Mendoj se jam i gatshëm për të ndihmuar skuadrën, por trajneri Shaqiri është ai që vendos se kur dhe si mund të jem më i dobishëm për ekipin. Si do që të jetë, ne jemi të bindur për të dhënë gjithçka nga vetja në këtë gjysmëfinale, duke shpresuar se kjo do të jetë e mjaftueshme për kualifikim”, thotë Pollozhani. “Djelmoshat bënë një rezultat të mirë në Kërçovë, të përcjellë me lojë të bukur. Ekipi ynë pikërisht në kohën e duhur po arrin formën optimale dhe kjo na gëzon së tepërmi. Përgëzoj djelmoshat për performansën e dhënë dhe i inkurajoj që të vazhdojmë me të njëjtin rritëm. Rezultati nga sfida e parë me Vardarin në Tetovë është shumë specifik dhe mua më jep shpresë. Kjo nga fakti se nëse ne shënojmë gol, e detyrojmë Vardarin që të kërkojë dy gola dhe një situatë e këtillë hap mundësi për kundërsulme. Më vjen keq që s’do kemi tifozët tanë, që janë një mbështetje e madhe e ekipit, por u garantoj se do japim gjithçka për të hyrë në finale, ndërsa më pas së bashku do të tentojmë të sjellim trofeun në Tetovë”, përfundoi Pollozhani. Nga tabori i Vardarit nuk dorëzohen para kohe dhe duke folur me respekt për Shkëndijën, besojnë në kualifikim të tyre. “Shkëndija ka ekip të mirë me futbollistë cilësorë. Ata kanë respekt të madh nga ana jonë, por njëkohësisht ne besojmë në kualifikim. Shkojmë në fitore për të siguruar finalen, ku më pas do të kërkojmë trofeun”, deklaroi ndihmës trajneri i Vardarit, Robert Stojanovski. Përballja Vardari-Shkëndija zhvillohet të mërkurën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 18:30. Ndërkohë në duelin tjetër gjysmëfinale, Teteksi me epërsi 1:0 nga ndeshja e parë në Kratovë, shihet si favorit i madh në përballjen me Sileksin. Ky duel luhet të mërkurën në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupi, me fillim në orën 16:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *