Home / Sport / Shkëndija mundet nga Teteksi

Shkëndija mundet nga Teteksi

Teteksi konfirmohet si ‘mace e zezë’ për Shkëndijën, duke arritur të mundë ‘kuqezinjtë’ me rezultat 2:1, në derbin lokal të xhiros së 24. Vardari është ndalur në barazim 1:1 në Shtip me Bregallnicën, ndërsa pa gola është mbyllur sfida ndërmjet Sileksit dhe Napredokut.

Shkëndija e Tetovës assesi të gjejë ‘ilaçin’ për të mundur rivalin e madh të qytetit, Teteksin, pasi në ndeshjen e xhiros së 24, ‘kuqezinjtë’ u mundën me rezultatin 2:1. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, u luajt pa praninë e publikut për shkak të ndëshkimit që vuan Teteksi, për incidentet e ndodhura pikërisht në duelin e fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve në dhjetor të vitit të kaluar. Teteksi edhe një herë u dëshmua si kundërshtar i papërshtatshëm i Shkëndijës, pasi mundën ‘kuqezinjtë’ për herë të dytë brenda këtij sezoni. Takimi u zhvillua në kushte të vështira për lojë, për shkak të terenit të papërshtatshëm. Fillimi i ndeshjes kaloi me iniciativë të Teteksit, ndërsa Shkëndija më vonë u adaptua me kushtet në fushë dhe deri diku vendosi baraspeshë në lojë. Pjesa e parë nuk solli shumë raste shënimi, ndërsa ndryshim nukk pati deri në minutën e 45-të, kur Teteksi organizoi aksion të mirë, ndërsa Bozhinovski sjell përfundim të saktë, duke shënuar për epërsi 1:0 të vendasve. Shkëndija e pakënaqur me golin e pranuar në start të pjesës së dytë kërkonte të ndryshojë gjërat dhe sukses pati në minutën e 57-të, pasi paraprakisht Muzafer Ejupi ndalet në mënyrë të parregullt në zonë, ndërsa arbitri Stavrev akordon penalti për ‘kuqezinjtë’ dhe karton të kuq për portierin e Teteksit, Vançe Mançevski. Ejupi ishte i saktë nga pika e bardhë, duke konvertuar në gol penaltinë për barazim 1:1. Këtu u mendua se Shkëndija do të sulmojë tre pikët për të shfrytëzuar epërsinë numerike në teren, por gjërat nuk shkuan sipas asaj që pritnin ‘kuqezinjtë’, pasi ishte rrjeta e tyre ajo që u tund përsëri. Teteksi në minutën e 63-të ekzekutoi goditje dënimi me anë të Bozhinovskit, ndërsa në tollovinë e krijuar para portës së Velii-t, më së miri u gjet mbrojtësi Krstevski, i cili realizoi për epërsi të re të Teteksit, tani më 2:1. Minutat në vazhdim shkuan me tentime të pasuksesshme të Shkëndijës për të barazuar rezultatin, ndërsa futbollistët e Teteksit më shumë qëndronin shtrirë në teren duke zvaritur lojën. Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, kështu që Teteksi mori tre pikë të rëndësishme në duelin me Shkëndijën. Për ‘kuqezinjtë’ kjo ishte humbje e papërshtatshme, e cila u ndërpret serinë prej tre fitoreve të njëpasnjëshme. Shkëndija mundësi për të rrigjetur rrugën e suksesit do të ketë xhiron e ardhshme, kur në Tetovë do të ndeshet me një tjetër rival të qytetit, Renovën. Në ndeshjet tjera të zhvilluara të dielën, Bregallnica ka ndalur me barazim 1:1 Vardarin, ndërsa Sileksi dhe Napredoku janë ndarë baraz 0:0. Ndeshja ndërmjet Pelisterit dhe Horizont Turnovës është anuluar për shkak të të reshurave të mëdha të shiut dhe e njëjta do të zhvillohet të mërkurën në Manastir. Ndërkohë të martën në stadiumin e qytetit në Tetovë, Drita do të presë Metalurgun, në takimin tjetër të anuluar të xhiros së 24.

LPFM-Java 24:
Renova-Rabotniçki 0:2,
Teteksi-Shkëndija 2:1,
Sileksi-Napredoku 0:0,
Bregallnica-Vardari 1:1,
Drita-Metalurgu
Pelisteri-Horizonti

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *