Home / Sport / Shkëndija në fitore kundër Renovës

Shkëndija në fitore kundër Renovës

‘Edhe Renova sikurse ne në këtë sfidë vjen pas një humbje, e cila na ndërpreu serinë e fitoreve. Tani sikur ne edhe ata kërkojnë të nxiren në këtë sfidë. Ky është një paralajmërim për futboll cilësor dhe pa kalkulime, ndërsa besoj që kësaj rradhe ne të dalim fitues në derbin lokal”, shprehet mefushroi strugan i Shkëndijës, Ardit Shaqiri.

Stadiumi i qytetit në Tetovë të shtunën pritet të jetë në qendër të vëmendjes, pasi xhiroja e 25-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, përballë njëra tjetërës nxjer rivalët lokal, Shkëndijën dhe Renovën. Pas startit të dobët të gjysmësezonit pranveror, Shkëndija rradhiti tre fitore, mirëpo kjo seri u ndëpre të dielën e shkuar, kur tetovarët humbën 2:1 nga Teteksi në Shkup. Tani ‘kuqezinjtë’ janë në kërkim për të rrigjetur rrugën e suksesit dhe dueli me rivalin lokal është sfidë e vërtetë. Pikërisht përballja direkte e ekipeve tetovare shënoi startin e sezonit pranveror dhe atëherë Renova fitoi Shkëndijën 2:1. “E kishim menduar se do të dalim më tre pikë nga sfida me Teteksin, por ja që gjërat nuk rrjedhin gjithmonë sipas parashikimeve. Ajo humbje na ndërpreu serinë pozitive dhe tani duhet të mendojmë për start të ri fitoresh. Na presin sifda të vështira, por ne jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin, ndërsa koha do të tregojë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të marrë rezultate pozitive”, shprehet strugani Ardit Shaqiri, i cili në sfidën e humbur 2:1 nga Renova, kishte debutimin e tij në një ndeshje zyrtare të Shkëndijës, ndërsa ishte autor i golit të vetëm të ‘kuqezinjëve’. “Edhe Renova sikurse ne në këtë sfidë vjen pas një humbje, e cila na ndërpreu serinë e fitoreve. Tani sikur ne edhe ata kërkojnë të nxiren në këtë sfidë. Ky është një paralajmërim për futboll cilësor dhe pa kalkulime, ndërsa besoj që kësaj rradhe ne të dalim fitues në derbin lokal”, thotë Shaqiri, i cili në pranverë ka shënuar 3 gola në fanellën e Shkëndijës. Për Arditin është e rëndësishme që Shkëndija të shtunën të shënojë fitore për të pritur me atmosferë pozitive duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Maqedonisë, përballë Vardarit. “Para vetes kemi dy sfida të vështira. Por t’i marrim gjërat me rradhë. Të tentojmë të kalojmë me sukses të shtunën Renovën, që më pas gjithë vëmendjen ta përcaktojmë te sfida me Vardarin të mërkurën në Tetovë. Mendoj që këtu duhet të ndihmojë edhe publiku ynë, pasi është shumë me rëndësi që të kemi përkrahje nga tribunat. Besoj se të bashkuar jemi më të fortë dhe dhashtë Zoti, në fund së bashku t’i gëzohemi suksesit”, përfundoi Ardit Shaqiri.

Vardari s’pranon tifozët e Pelisterit

Klubi i futbollit Vardari ka njoftuar drejtuesit e skuadrës nga Manastiri se nuk do të pranojnë prani të organizuar të tifozëve të Pelisterit në duelin e xhiros së 25-të të Ligës së Parë, që do të zhvillohet të shtunën. Edhe pse deri tani nuk është kërkuar ndalesë për udhëtim të tifozëve mysafirë, drejtuesit e Vardarit marrin këtë hap, sipas gjithë gjasave si preventivë për shmangjen e incidenteve eventuale. Kujtojmë se në duelin e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave në Shkup, kishte trazira në mesin e tifozëve dhe si pasojë Vardari u ndëshkua me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e publikut. Pritet reagimi i Pelisterit, të cilët pretendojnë të kenë mbështetje të tifozëve të tyre. Ndryshe ndeshjet e xhiros së 25-të zhvillohen këtë fundjavë. Takimet Shkëndija-Renova, Napredoku-Teteksi dhe Vardari-Pelisteri zhvillohen të shtunën, ndërsa të dielën në program do të jenë sfidat Horizonti-Drita, Metalurgu-Sileksi dhe Rabtoniçki-Bregallnica.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *