Home / Sport / Shkëndija optimiste para Vardarit

Shkëndija optimiste para Vardarit

“Kjo për ne është ndeshja e vitit dhe jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin e forcave tona. Problemet interne do i lëmë pas, pasi para vetes kemi mundësinë më të mirë për të tentuar të dalim në Evropë. E dijmë se do jetë e vështirë, por me maksimumin e të gjithëve, me ndihmën e madhe të publikut, besoj në rezultat të favorshëm. Fitore pa gol të pranuar do të ishte ideale”, është shprehur mesfushori anësor i Shkëndijës, Bunjamin Shabani.

Shkëndija dhe Vardari do të përballen në ndeshjen mëinteresante në kuadër të takimeve të para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll. Dy kampionët e fundit të Maqedonisë, dy skuadrat me numër më të madh të tifozerive dhe dy ekipet që për momentin përballen me probleme të mëdha interne, do të kenë përplasjen e tyre të parë në Kupë, në kërkim të rezultatit pozitiv para ndeshjes së kthimit. Shkëndija këtë sezon ka përjetuar ‘1 milion’ probleme, por futbollistët aktual refuzojnë të dorëzohen para kohe dhe paralajmërojnë luftë maksimale në këtë duel. Mungesat e shumta në formacion janë hendikep, por në takimin e fundit me Renovën, u pa se trajneri Shaqiri ka në përbërje futbollistë të rrinjë të cilët janë të gatshëm që të japin në çdo kohë maksimumin e tyre. “Kjo për ne është ndeshja e vitit dhe jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin e forcave tona. Problemet interne do i lëmë pas, pasi para vetes kemi mundësinë më të mirë për të tentuar të dalim në Evropë. E dijmë se do jetë e vështirë, por me maksimumin e të gjithëve, me ndihmën e madhe të publikut, besoj në rezultat të favorshëm. Fitore pa gol të pranuar do të ishte ideale”, është shprehur mesfushori anësor i Shkëndijës, Bunjamin Shabani, i cili si rezultat ideal do të dëshironte fitore 2:0. “Normal që do të doja të fitojmë me pesë gola diferencë, mirëpo një janë dëshirat, ndërsa diçka tjetër realiteti. Thash se çdo fitore pa gol të pranur do të ishte mirë, ndërsa një triumf 2:0 do të ishte ideal”, thotë kumanovari Shabani, i cili në disa ndeshjet e fundit rregullisht është në mesin e futbollistëve më të mirë në taborin ‘kuqezi’. Humbja 6:1 nga Vardari javë më parë në kampionat, nuk pritet të ketë ndikim në këtë përballje, pasi sipas Shabanit, ajo ishte vetëm një ditë e keqe për skuadrën tetovare. “Mendoj se bëhet fjalë vetëm për një ditë të keqe, që s’do të përsëritet më. Mundësi për të dëshmuar kemi tani, ku duhet të konfirmojmë se ajo përballje ishte moment i keq i yni. Shpresoj dhe besoj në një rrikthim të gjërave në favorin tonë”, përfundoi Shabani. Trajneri Shaqiri për shkak të lëndimit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Artim Pollozhanit, ndërsa nga e premtja prej ekipi janë larguar Berisha, Demiri, Ejupi, Nikov dhe Aliu. Gjithsesi kundër Renovës u pa se të rrinjtë janë të gatshëm për lojë dhe nga tabori ‘kuqezi’ shpresojnë në rezultat pozitiv. Ndeshja Shkëndja-Vardari zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00. Ndërkohë dueli tjetër gjysmëfinal do të zhvillohet në Kratovë, ku Sileksi pret Teteksin. Dy ekipet e fundit në renditjen tabelare në Ligën e Parë, kanë rast të mirë që përmes Kupës të sigurojnë finale, ku më pas do të kërkohet dalja në arenën ndërkombëtare. Të dyja ekipet paralajmërojnë maksimumin e tyre, ndërsa bazuar në kualitetin që posedojnë, përparësi të vogël pritet të ketë Teteksi. Edhe kjo përballje fillon në orën 16:00.

“Ballistët’ kthehen në tribunë

Stop bojkotit të ekipit shkruan në faqen e faceebokut të ‘Ballistëve’, të cilët paralajmërojnë mbështetje për ekipin e tyre. Për shkak të disa qëndrimeve të ndryshme me kryesinë e klubit, tifozët ‘kuqezi’ tani më një kohë bojkojtojnë ndeshjet e Shkëndijës, mirëpo përballja me Vardarin dhe situata në klub, mobilizon maksimalisht ‘Ballistët’ të cilët paralajmërojnë rrikthim të fuqishëm në tribunë. Pritet që ‘lojtari i 12-të’ i Shkëndijës të jetë në element dhe të jetë ndihmesë e madhe për futbollistët në tentimin për të nxjerë rezultat pozitiv në takimin me Vardarin.

Biletat përsëri për lojtarët

Njëjtë si në takimin me Renovën edhe kësaj rradhe nga tabori i Shkëndijës paralajmërojnë se mjetet e grumbulluara nga biletat e shitura do të shkojnë në adresë të futbollistëve. Situata e vështirë finansiare, ka detyruar tetovarët që të marrin këtë hap për të zbutur situatën. Në takimin me Renovës kishte vetëm 2 000 shikues, mirëpo tani pritet të jetë ndryshe dhe pritet që ndeshja me Vardarin të tërheqë numër më të madh të tifozëve. Kjo është edhe kërkesë nga futbollistët ‘kuqezi’ që publiku tetovar në numër sa më të madh të vizitojë këtë takim, për të qenë përkrahje për një rezultat pozitiv, ndërsa njëkohësisht çdo biletë e paguar do të jetë ndihmë për zbutjen e situatës finansiare të futbollistëve.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *