Home / Sport / Shkëndija shkëlqeu në Kërcovë (VIDEO)

Shkëndija shkëlqeu në Kërcovë (VIDEO)

Në ndeshjet e të dielës, Metalurgu ka shënuar fitore 3:1 në takimin me Renovën, në kuadër të xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Në ndeshjet tjera, Horizont Turnova fitoi 2:0 Teteksin dhe rriktheu pozitën e parë në renditje. Drita e Bogovinës ka pësuar disfatë minimale 1:0 nga Bregallnica në Shtip, ndërsa me të njëjtin rezultat Rabotniçki mundi Pelisterin.

Fundjava në program solli ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, ndërsa dy prej gjashtë takimeve, u zhvilluan të shtunën, për shkak se Shkëndija dhe Vardari pretendonin të keni një ditë më shumë për tu përgatitur për sfidën ndërmjet veti të mërkurën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija drejt Kërcovës udhëtoi pas triumfit ndaj Rabotnickit dhe djelmoshat e Artim Shaqirit sollën ndoshta paraqitjen më të mirë këtë pranverë. ‘Kuqezinjtë’ të shtunën shkqlyen në stadiumin e qytetit në Kërcovë, duke deklasuar kundërshtarin në cdo aspekt të lojës së futbollit. Të kujdesshëm për shkak të traditës negative në transfertat me Napredokun, futbollistët e Shkëndijës në fillim luanin me shumë maturi, ndërsa pasi ‘matën pulsin’ e rivalit, pas gjysmë ore lojë pasoi goditja e dyfishtë nga ana e goleadorit të kampionatit Muzafer Ejupit. Ishte minuta e 32-të kur Rexhepi dhe Taipi zhvillojnë aksionin në krahun e majtë, ndërsa Muzafer Ejupi arrin të përfundojë gjithcka me sukses, duke shënuar për epërsi të miqve. Napredoku me të nisur nga qendra, ende pa marë vetën nga goli i parë, pranoi edhe të dytin. Taipi assiston drejt Ejupit, ndërsa shkupjani realizon për 2:0, duke cuar në 16-të numrin e golave të shënuar këtë sezon në Ligën e Parë. Napredoku tentoi të rrikthehet, ndërsa Shkëndija kontrollonte mirë lojën dhe vazhdimisht prite rastin për golin e tretë, i cili erdhi në minutën e 44. Autori i dy golave Ejupi, kësaj rradhe në rolin e assistuesi me parabolë për mrekulli gjen Taipin, i cili pasi ‘ulë në tokë’ portierin e Napredokut, nuk e pati të vështirë që të përcjellë topin në rrjetën e zbrazur për epërsi 3:0. Në pjesën e dytë vendasit me të gjithë forcat tentuan të rrikthehen në lojë, mirëpo përballë vetes kishin kundërshtar të disponuar, që në asnjë moment nuk u dha as fije shprese se do të mund të shmangin humbjen bindëse në këtë sfidë. E tëra që Napredoku arriti të bëjë në këtë ndeshje, ishte rezistenca për mos të pranuar golin e katërt, si dhe kartoni i kuq i sulmuesit Cvetanovski në minutën e 68-të të takimit. Shkëndija pas një kohe të gjatë fiton në Kërcovë, ndërsa me këtë triumf ekipi shkon në kuotën e 42 pikëve, duke përforcuar pozitën e 4 në renditje. “Lojë e mirë dhe fitore e merituar. Mendoj se kjo ishte paraqitja më e mirë e Shkëndijës në këtë pranverë dhe model i vërtetë se si duhet të luajmë në secilin takim të rradhës. Është mirë që morëm tre pikët për të përforcuar vendin e katërt dhe për të treguar se jemi në mesin e 4 ekipeve më të mira në kampionat, është mirë që pas një kohe të gjatë Shkëndija fiton Napredokun në transfertë, ndërsa më me rëndësi është se në atmosferë pozitive presim takimin me Vardarin në Kupën e Maqedonisë”, shprehet mesfushori i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi, i cili nga ndeshja në ndeshje, gjithnjë e më shumë është duke përmirësuar performancat e tij. Në takimin tjetër të së shtunës, Vardari është munduar për të fituar tre pikë përballë Sileksit. Kampionët në fuqi u desh të përmbysin gjithcka, pasi që ekipi i vendit të fundit avasnoi në minutën e 73-të, me anë të Gjeorgjievit. Mirëpo Vardarit nuk i’u desht shumë kohë për të barazuar, pasi në minutën e rradhës Borce Manevski shënon për 1:1. Deri në fund të ndeshjes vendasit ishin në kërkim të golit të fitores, të cilin e sollën në minutën e 82-të me anë të Jovan Kostovskit. Ky i fundit shkon në kuotën e 15-të golave, mirëpo mbetet pas Muzafer Ejupit që ka 16-të gola në listën e golashënuesve më të mirë të sezonit në Ligën e Parë të futbollit në vend.

Në ndeshjet e të dielës, Metalurgu ka shënuar fitore 3:1 në takimin me Renovën, në kuadër të xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Në një takim intersant, pas pjesës së parë pa gola, Renova avansoi në minutën e 54 me golin e Izair Eminit. Metalurgu refuzoi të dorëzohet dhe arriti të përmbysë gjithçka falë dy golave të Krstevit në minutat e 73-të dhe 79-të të takimit, ndërsa Ignjatov një minutë para fundit vendosi rezultatin përfundimtar. Me këtë fitore, skuadra shkupjane vazhdon luftën për titullin e kampionit. Në ndeshjet tjera, Horizont Turnova fitoi 2:0 Teteksin dhe rriktheu pozitën e parë në renditje. Drita e Bogovinës ka pësuar disfatë minimale 1:0 nga Bregallnica në Shtip, ndërsa me të njëjtin rezultat Rabotniçki mundi Pelisterin.

Tabela:
Napredoku-Shkëndija 0:3,
Vardari-Sileksi 2:1,
Metalurgu-Renova 3:1,
Horizonti-Teteksi 2:0,
Bregallnica-Drita 1:0,
Rabotniçki-Pelisteri 1:0.

SHKËNDIJA NË KËRÇOVË SHKATËRON NAPREDOKUN 3:0 ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *