Home / Sport / Shkëndija triumfon në Kratovë, Drita humb në shtëpi

Shkëndija triumfon në Kratovë, Drita humb në shtëpi

‘Kuqezinjtë’ tetovarë fitojnë tre pikë të rëndësishme kundër Sileksit në Kratovë, ndërsa Drita dorëzohet në teren të vet, pasi mundet 1:2 nga Metalurgu. Pelisteri ndal në barazim 2:2 Horizontin në Turnovë, kur Teteksi fiton 1:0 Napredokun. Të mërkurën nis rrethi i tretë i garave në LPFM, kur Renova prêt Teteksin, Shkëndija ndeshet me Sileksin, ndërsa Drito do të jetë mysafire e Napredokut.

Shkëndija e Tetovës ka arkëtuar tre pikë të mëdha në transfertën me Sileksin në Kratovë, ku shënuan fitore dramatike me rezultat 3:2, me gol të realizuar në momentet e fundit të takimit të zhvilluar në kushte të vështira për lojë dhe teren të mbuluar me ujë. Dueli që për vendasit kishte vlerë të madhe për të kapur hapin me skuadrat që pretendojnë për mbijetesë, nisi më mirë për mysafirët që avansuan që në minutën e 8-të me anë të Muzafer Ejupit. Sileksi provoi të barazoi por ishte përsëri skuadra mysafire ajo që gjeti rrjetën edhe atë në minutën e 16-të kur Ardit Shaqiri shënoi për 0:2. Këtu u duk se miqtë do të arkëtojnë tre pikë të lehta nga ky duel, por Sileksi nuk kishte ndërmend të dorëzohet dhe në vazhdim u përkujdes për përmbysje. Stamenkovic në minutën e 26-të shënon në portën e Shkëndijës, duke e zbutur rezultatin në 1:2 dhe duke i ngjallur shpresat e vendasve për rezultat pozitiv. Në minutën e fundit të pjesës së parë rezultati fitoi simetri, kur vendasit fituan penalti, ndërsa Pavlovic realizoi për 2:2. Rikthimi pas dy golave disavantazh vendasve u dha krahë për të sulmuar përmbysje të plotë dhe Sileksi në pjesën e dytë vazhdimisht ishte i orientuar në pjesën e Shkëndijës në kërkim të golit të tretë dhe të fitores, e ndërkohë që tetovarët në kundërsulme pritnin rastin e tyre. Ndryshim nuk pati deri në minutën e 90-të, kur Sileksi humb topin në sulm, Berisha pason për Shabanin i cili assiton me shpejtësi drejt Ejupit, ndërsa sulmuesi shkupjan realizon për fitore 3:2 të Shkëndijës. Vendasit panë veten në nok-daun dhe nuk kishin kohë për të reaguar, kështu që duhej të pajtohen me disfatë nga ky duel. E ndërkohë Shkëndija edhe pse me pak fat, gjithsesi meritoi fitoren dhe tregoi se përkundër problemeve të mëdha mbetet pretendent për kreun e tabelës. Ndërkohë Drita e Bogovinës ka vazhduar me serinë e rezultateve negative, duke pësuar disfatën e 3-të në katër ndeshjet e zhvilluara në pranverë. Metalurgu ishte ekipi që doli me tre pikë nga Bogovina, pasi u tregua skuadër më e përgatitur fizikisht që më së miri u gjet në terenin katastrofal për lojë. Pjesa e parë solli dominim të miqve që kishin së paku 5 raste të mira për të avansuar, mirëpo në këtë fraksion i shkëlqyeshëm në portën e Dritës u shfaq Petar Basnarkov që ndali cdo kanosje drejt kuadrantit të tij. Në pjesën e dytë Drita humbi mundësi të mirë për të avansuar, kur Domogoj u gjet i vetmuar para portës kundërshtare dhe dënimi për këtë arriti në minutën e 57-të kur Stefanoviq shënoi për epërsi të mysafirëve. Dhjetë minuta më vonë Maznov rriti epërsinë në 0:2, ndërsa Drita gjithcka që arriti të bëjë deri në fund ishte goli i Tunevskit në minutën e 77-të, për rezultat final 1:2. Për Dritën debutim të pasuksesshëm në pankinë kishte trajneri Nexhat Husein, i cili zëvendësoi në këtë post Ane Andonovskin e shkarkuar pikërisht për shkak të rezultateve të dobëta. Në ndeshjet tjera Horizont Turnova është ndalur në barazim 2:2 në teren vendas me Pelisterin, ndërsa Teteksi ka marë fitore minimale 1:0 përballë Napredokut. Dy ndeshje u zhvilluan të shtunën kur Renova mundi 3:1 Rabotnickin, ndërsa Vardari me 3:0 triumfoi ndaj Bregallnicës. Me ndeshjet e xhiros së 22-të është mbyllur rrethi i dytë i garave në Ligën e Parë të futbollit në vend, ndërsa në mesjavë nis rrethi i tretë dhe përfundimtar.

Rezultatet:
Renova – Rabotniçki 3-1
Vardari – Bregallnica 3-0
Drita – Metalurgu 1-2
Sileksi – Shkëndija 2-3
Horizonti – Pelisteri 2-2
Teteksi – Napredoku 1-0

Në javën e 23-të takohen:
Vardari – Rabotniçki
Turnova – Bregallnica
Metalurg – Pelisteri
Napredoku – Drita,
Shkëndija -Sileski
Renova – Teteksi

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *