Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, ish-shefi i DSK dhe avokatët pastruan 1 milion euro ( VIDEO )

Shkup, ish-shefi i DSK dhe avokatët pastruan 1 milion euro ( VIDEO )

18 Prill – Ata akuzohen për pastrim parash me një vlerë prej 1 milion euro dhe se gjithçka kishte të bënte me prishjen e një kontrate midis kompanisë sllovene “Merkator” dhe një ministrie vendore, lidhur me blerjen e një trualli në afërsi të qendrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur se arrestimi i ish-shefit të shërbimit sekret DSK, Sllobodan Bogoevski ka të bëjë me krim të organizuar dhe pastrim parash. Sipas MPB, gjatë këtij operacioni të koduar “Agjenti” janë përfshirë edhe dy avokatë të Shkupit, Vllado Peshlikovski dhe Vasko Tomanoviq, dy shtetas tjerë maqedonas si dhe një shtetas slloven.

Ata akuzohen për pastrim parash me një vlerë prej 1 milion euro dhe se gjithçka kishte të bënte me prishjen e një kontrate midis kompanisë sllovene “Merkator” dhe një ministrie vendore, lidhur me blerjen e një trualli në afërsi të qendrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Avokatët kishin lidhur kontrata të rrejshme për gjoja anulimin e kontratave me “Merkator”, të cilat kontrata më parë ishin anuluar. Paratë e kompanisë sllovene në vend që të derdheshin në llogarinë e një kompanie qipriote, ato ishin destinuar tek një kompani në Shkup, ku ishte përfshirë si person fizik edhe ish-shefi i sigurimit shtetëror, Bogoevski, me ç’rast tek llogaria e tij personale ishin derdhur 28 milion denarë, më pas duke u shpërndarë në llogari tjera. Policia këtë veprim pas hetimeve disamujore e ka vlerësuar si aktivitet të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

ARESTOHET ISH-SHEFI I ZBULIMIT DHE AVOKATËT PËR PASTRIM 1 MILION EURO ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *