Home / Lajme / Botë / Shpërthim i fuqishëm në Teksas, disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Shpërthim i fuqishëm në Teksas, disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (VIDEO)

18 Prill – Ende pa e marrë veten nga shpërthimet e Bostonit, opinioni publik amerikan u përball me një tjetër lajm tronditës: atë të shpërthimit masiv në një uzinë për prodhimin e plehut kimik në Teksas që shkaktoi me dhjetëra të plagosur.

Banesat e komunitetit ne zone pesuan deme serioze ndersa autoritetet flasin edhe per te vdekur, por nuk kane ende nje shifer te sakte.

Besohet se ka njerez te bllokuar neper ndertesa e gjithashtu disa zjarrfikes raportohen te zhdukur. Zyrtaret e Sherbimit te Emergjencave thone se shkak i fatkeqesise mund te jete bere amonjaku; kompania pergjegjese mbante ne kete uzine plot 20 tone amoniak anhidrid.

Punonjesit e shpetimit po kontrollojne shtepi me shtepi per te mbijetuar, por flaket ne kompleks nuk jane fashitur dhe per shkak te rrezikut nga shperthime te tjera, eshte vendosur qe zjarrfikesit, te pakten per momentin, te mos nderhyjne. Nje pjese e tyre po punonin per shuarjen e nje zjarri ne uzine kur ndodhi shperthimi, e per pasoje, disa mbeten te plagosur.

Skene e ngjarjes se rende eshte bere nje qyteze e vogel me 2.700 banore rreth 30 km ne veri te Wako-s. Pershkrimin ndoshta me te sakte per fuqine e shperthimit e ben CNN: ‘Ishte si nje bombe berthamore,- thote gjigandi mediatik amerikan. Permasat e vales se shkaterrimit do te shiheshin qarte vetem kur zbardhi dita, por banoret pak a shume e prisnin nje pamje te tille. Zedhenesi i Departamentit te Sigurise Publike foli per skena te ngjashme me ato te luftes.

“Kalova neper te gjithe zonen e shperthimit, kontrolluam disa shtepi me heret. Mund t`iu them se niveli i shkaterrimit eshte masiv, tamam si ne Irak apo si ndertesa Murrah ne qytetin e Oklahomes. Mund ta imagjinoni vete se per cfare niveli demesh jemi duke folur ketu”, thotë zëdhënësi D.L. Wilson.

Glenn A Robinson, shef ekzekutiv i qendres mjekesore baptiste Hillcrest ne Wako i tha CNN-i se 66 te plagosur ishin shtruar ne kete spital; 38 prej tyre jane ne gjendje ne rende. Pjesa me e madhe e pacienteve kane demtime te gjymtyreve e kane humbur shume gjak. Nga sa tregojne banoret e zones, ka pasur tre shperthime te njepasnjeshme qe u degjuan deri ne 20 km largesi. Guvernatori i teksasit Rick Perry sqaroi se autoritetet po e monitorojne me shume kujdes situaten. Sipas eksperteve, shperthimi i oreve te vona te mbremjes qe lekundi shtepite 80 kam larg vendit te ngjarjes, pati permasat e nje eventi sizmik prej 2,1 ballesh te shkalles rihter.

SHPËRTHIM NË TEKSAS DISA TË VDEKUR DHE SHUMË TË PLAGOSUR (VIDEO)

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *