Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët protestuan në Strugë (VIDEO)

Shqiptarët protestuan në Strugë (VIDEO)

Strugë, 19 Prill – Shqiptarët sot protestuan në Strugë në shenjë revolte kundër vendimit të Gjykatës Administrative për të rivotuar në Strugë dhe kontestimin e fitores së kandidatit shqiptar. Protesta u mbajt para komunës së Strugës në organizim të rinisë shqiptare me siglën e OJQ “Zëri”.

Në këtë protestë organizatorët lexuan një deklaratë në shenjë kundërshtimi dhe pakënaqësie ndaj vendimit të Gjykatës Administrative, e cila vendosi rivotime në Strugë të dielën, për shkak të pretendimeve për parregullsi.

“Jemi mbledhur në këtë vend për të reaguar ndaj vendimit jo logjor dhe diskriminues të Gjykatës administrative. Vendimi është tendencioz dhe i ndikuar politikisht nga pushteti actual në dëm të vullnetit të qytetarëve në Strugë. Është më se e qartë se në Strugë nuk ka pasur parregullsi të procesit zgjedhor pasi në ditën e votimeve vetë pjesëtarët e Qeverisë kanë qenë nëpër komisionet vendore dhe se është e panevojshme të ketë falsifikim nga fakti se nacionaliteti shqiptar është shumicë në këtë komunë”, theksohet në deklaratë.

Sipas tyre, vëzhguesit e huaj si dhe ata vendor vërtetuan pot ë njëjtën gjë, se në Strugë procesi zgjedhor përmbushi standardet e parapara.

Në fund të deklaratës u bë thirrje për dalje masive të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për të votuar dhe dëshmuar fitoren e kandidatit shqiptar Ziadin Sela në Strugë, ndërsa nga faktori ndërkombëtar u kërkua për monitorim dhe shqyrtim të manipulimeve të mundshme të zgjedhjeve.

SHQIPTARËT PROTESTUAN NË STRUGË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *