Home / Lajme / Maqedoni / Shvarc: Nuk besoj në veto të re greke në qershor

Shvarc: Nuk besoj në veto të re greke në qershor

15 prill-“Edhe një herë do të nënvizoja se kur është në pyetje afrimi i Maqedonisë në BE, Greqia tani është në situatë të komplikuar dhe nuk besoj se do të mundet në qershor edhe një herë t’i bindë partnerët evropianë të përdorë veto për dhënie të datës për negociatat inkuadruese në qoftë se KE-ka këtë qartë e kërkon nga Këshilli i Evropës”, komenton eksperti për politikë evropiane nga Universiteti Duizburg-Esen Shvarc

Pas zgjedhjeve lokale të realizuara me rregull, Greqia do ta ketë të vështirë të vendos edhe një veto për Maqedoninë, thotë dr.Oliver Shvarc, ekspert për politikë evropiane nga Universitetit Duizburg – Esen, në vigjijle të publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë.

“Zgjedhjet lokale të realizuara në mënyrë të rregullt për Maqedoninë janë kthesë e vërtetë. Nuk kishte kundërvajtje të vërejtura të cilat do ta vendosnin nën pikëpyetje rezultatin nga zgjedhjet. Në këtë kuptim, për Maqedoninë tani po hapet dritare e mundësive. Për pritje është se raporti i Komisionit Evropian do të jetë pozitiv me ç’rast do të përmirësohen edhe ambiciet – Maqedonia në qershor nga Këshilli i Evropës ta marrë datën për fillimin zyrtar të negociatave inkuadruese. Konsideroj se me rrjedhën e këtillë të ndodhive, Qeveria greke tani do ta ketë të vështirë që edhe mëtej të vendos veto, pozicion me të cilën arrinte ta pengojë hapjen e negociatave inkuadruese të Unionit me Maqedoninë”, thekson Shvarc në deklaratë për Dojçe Vele.

Lidhur me mendimet se Greqia edhe në Këshillin e ardhshëm të Evropës nuk do të lëshojë pe dhe do të vendos veto, me ç’rast do të përsëritej skenari i viteve të kaluar, Shvarc thotë se opsioni i tillë është i mundshëm, por se mgjithatë pritet që kjo të mos ndodh.

Edhe krahas gjithë situatës e cila është e ngarkuar me dilema dhe paqartësi, ai është optimist.

“Edhe një herë do të nënvizoja se kur është në pyetje afrimi i Maqedonisë në BE, Greqia tani është në situatë të komplikuar dhe nuk besoj se do të mundet në qershor edhe një herë t’i bindë partnerët evropianë të përdorë veto për dhënie të datës për negociatat inkuadruese në qoftë se KE-ka këtë qartë e kërkon nga Këshilli i Evropës”, komenton eksperti për politikë evropiane nga Universiteti Duizburg-Esen Shvarc

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *