Home / Sport / Siti mund 2-1 Junajtid dhe çon diferencën në 12 pikë

Siti mund 2-1 Junajtid dhe çon diferencën në 12 pikë

Mançester Siti ka bërë detyrën e vet, duke mundur Mançester Junajtid në derbi me rezultatin 2-1, për të shpresuar që tashmë “djajtë e kuq” të kalojnë në krizë dhe në javët e mbetura të humbasin 12 pikët diferencë që ndajnë dy skuadrat.

Ndonëse ky skenar është shumë pak i mundshëm, të paktën skuadra e Mançinit ka treguar se nuk është inferiore ndaj asaj të Ferguson, duke marrë një fitore mëse të merituar në derbi.

Që në fillimin e ndeshjes ka qenë Siti që ka kontrolluar lojën duke krijuar edhe aksionet më të mira, ndonëse duhet thënë se gjuajtjet në portë kanë munguar, sidomos nga ana e Mançester Junajtid që është shfaqur shumë më pak kërkues sesa pritej.
Duke përfituar nga pasiguritë e “vendasve”, Siti kaloi në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me anë të Milner, i cili mposhti De Gean me një gjuajtje në hyrje të zonës. Por barazimi i Junajtid erdhi pak minuta më vonë, nga një gjuajtje e Xhouns e devijuar në portën e vet nga Kompani.
Megjithatë, Mançini gjen zëvendësimin e duhur, duke larguar Nasri për të aktivizuar Agueron, me argjentinasin që pak minuta më vonë shënon në mënyrë spektakolare golin e fitores 2-1, kur mbeteshin edhe 11 minuta lojë, për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren e parë në “Old Traford” pas 41 vitesh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *