Home / Lajme / Maqedoni / S`ka vullnet politik për zgjidhjen e emrit (VIDEO)

S`ka vullnet politik për zgjidhjen e emrit (VIDEO)

12 Prill – Analisti dhe profesori amerikan për marrëdhënie ndërkombëtare, Daniel Server theksoi se duhet të mbizotëroj vullneti politik për të zgjidhur kontestin e emrit.

“Pavarësisht se si do të jetë propozimi i ndërmjetësit Meju Nimic për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, çelësi i kësaj është vullneti politik për zgjidhjen e kësaj çështje”, theksoi Server, profesor në katedrën për studime ndërkombëtare postdiplomike në Universitetin Xhons Hopkins.Sipas tij ka pasur zgjidhje të mundeshme, por gjatë 20 viteve të fundit, tek të dyja palët nuk ka pasur vullnet politik.“Maqedonia momentalisht dëshiron të hyjë në NATO sa më shpejt të jetë e mundur, dhe ky pranim do të ndodhte edhe para hyrjes në BE. Kjo do të ndihmonte për të qetësuar marrëdhëniet ndëretnike”, theksoi Server. Sipas tij, pranimi i Maqedonisë në NATO duhet të ndodhë në përputhje me Marrëveshjen e Përkohshme, që do thotë që Maqedonia të hyjë në NATO si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. “Mendimi im është se maqedonasit janë të gatshëm të pranojnë këtë”, theksoi analisti amerikan.

SKA VULLNET POLITIK PËR ZGJIDHJEN E EMRIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *