Home / Lajme / Maqedoni / Skadon afati për ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve (VIDEO)

Skadon afati për ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve (VIDEO)

9 prill-KSHZ-ja obligohet në afat prej 48 orësh pas pranimit të ankesës të sjell vendim për ankesën, shtruesi i ankesës sipas të cilës ka vendosur komisioni mund shtrojë padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit. Gjykata administrative duhet të sjell vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë. Vendimet e gjykatës janë përfundimtare.

Sonte skadon afati për dorëzimin e ankesave deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, që u mbajtën të dielën më 7 prill.

Çdo shtrues i listës së kandidatëve në procedurën për votim, mbledhje dhe përcaktim të rezultateve të votimit mund të dorëzojë ankesë deri te KSHZ-ja edhe atë në afat prej 48 orë pas përfundimit të votimit gjegjësisht publikimit të rezultateve përfundimtare.

KSHZ-ja obligohet në afat prej 48 orësh pas pranimit të ankesës të sjell vendim për ankesën, shtruesi i ankesës sipas të cilës ka vendosur komisioni mund shtrojë padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit. Gjykata administrative duhet të sjell vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë. Vendimet e gjykatës janë përfundimtare.

Partitë politike janë të obliguara menjëherë, më së voni në afat prej 30 ditësh prej ditës së përfundimit të fushatës zgjedhore të dorëzojnë raport financiar të përgjithshëm për fushatën zgjedhore. Afati skadon në mesnatë më 21 prill. Raporti dorëzohet në formularin e nënshkruar nga ministri i Financave dhe ai dorëzohet deri te KSHZ-ja, Enti shtetëror për revizion, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa për zgjedhjet lokale edhe deri te Këshilli i komunave dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit.

SKADON AFATI PËR ANKESA PËR RAUNDIN E DYTË TË ZGJEDHJEVE LOKALE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *