Home / Lajme / Maqedoni / Sonte në mesnat lirohen derivatet, benzina lirohet për 4.50 denar ndërsa nafta për 3.50 denar

Sonte në mesnat lirohen derivatet, benzina lirohet për 4.50 denar ndërsa nafta për 3.50 denar

Shkup, 22 Prill -Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë do të lirohen tejmase, prej 3.50 deri në 4.50 denarë për litër në Maqedoni.

Komisioni Rregullator për Energjetikë informoi se ulja e çmimit do të jetë deri në 5,33 për qind. Sipas kësaj, benzina Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 lirohen për 4,50 denarë për litër, gjegjësisht 78 dhe 79,50 denarë për litër. Ndërsa çmimi i eurodizel do të lirohet për 3,50 denarë për litër dhe shitet prej 67 denarë për litër. Këto çmime sipas KRE do të vlejnë për dy javët e ardhshme dhe se ato janë mirëpritur nga qytetarët.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *