Home / Sport / Spanjë, fitojnë Barcelona dhe Reali

Spanjë, fitojnë Barcelona dhe Reali

Në Saragosa gjithcka është e thjeshtë për Barcelonën e cila ka qenë në këtë ndeshje pa Buskets, Hordi Alba, Iniesta, Pujol dhe Maskerano.

Barcelona bën spektakël me rezervat

Barcelona vazhdon të ecë në drejtim të titullit kampion ndonëse në këto javë të fundit, Tito Vilanova ka preferuar të lërë pushim shumë prej titullarëve, duke treguar qartësisht se po mendon për Ligën e Kampioneve. Në fitoren 3-0 në fushën e Real Saragozës, meritë të madhe kanë pasur lojtarët e rinj, sidomos Tiago Alkantara dhe Tejo, të cilët ishin autorët e golave në këtë sfidë.

Tiago Alkantara ishte në një formë të shkëlqyer, duke u aktivizuar në pozicionin e Iniestas, i lënë pushim nga Vilanova ashtu si Buskets e Mesi, ndërsa Pedro, Pike e Vija uleshin në stolin e rezervave, në rast se do të nevojiteshin shërbimet e tyre. Ishte pikërisht Alkantara që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 20-të të ndeshjes, duke u bërë më pas organizator i çdo aksioni sulmues drejt portës së Saragozës. Falë një pasimi të tij për Tejo vjen edhe goli i dytë, me sulmuesin që dërgon topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë. Më pas, Tejo realizoi edhe golin e tretë në pjesën e dytë, pas një aksioni spektakolar, duke kurorëzuar më së miri epërsinë e dukshme në fushën kundërshtare të katalanasve.
Jo rastësisht, në zëvendësimet e kryera nga skuadra katalanase, tifozeria e Real Saragozës ka përshëndetur kundërshtarët me brohorima, duke njohur plotësisht forcën e skuadrës që pritet të shpallet kampione në këtë sezon.

SuperRonaldo vazhdon të mahnitë për Realin

Real Madrid mund të gëzohet sepse Kristiano Ronaldo është kthyer përsëri në versionin e tij më vdekjeprurës për mbrojtjet kundërshtare pikërisht në momentin më vendimtar të sezonit. Portugezi ka qenë protagonisti absolut i fitores 3-0 të Real Madrid në fushën e Atletik Bilbaos, duke lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj çdo kundërshtari që madrilenët do të kenë para deri në fundin e sezonit.

Ylli i madrilenëve tregoi talentin e tij të jashtëzakonshëm që në minutën e parë të ndeshjes me një goditje dënimi spektakolare që përfundoi në rrjetën e portës së mbrojtur nga Iraizoz. Më pas, vendasit e drejtuar nga Bielsa u munduan në të gjitha mënyrat të barazonin rezultatin, por pa sukses, pasi Diego Lopez vazhdon të shkëlqejë me pritjet e tij vendimtare, duke bërë gjithnjë e më të pamundur kthimin e Kasijas mes shtyllave të skuadrës madrilene.

Por në minutën e 69-të të ndeshjes, Ronaldo tregoi një tjetër “specialitet” të tijin, duke goditur me kokë në mënyrë perfekte pas goditjes së Ksabi Alonso për të dërguar topin poshtë kryqëzimit të shtyllave, për të dyfishuar rezultatin. Më pas, portugezi plotëson ndeshjen perfekte duke dhënë pasimin për golin e tretë, të shënuar nga Higuain në minutën e 75-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0 për madrilenët.

Primera Division
Java 31 / Rezultatet
Rajo Vajekano-Real Sociedad 0-2
Atletiko Madrid-Granada 5-0
Real Saragoza-Barcelona 0-3

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *