Home / Lajme / Maqedoni / Sshtyhet zgjedhja e kryesuesit të Këshillit në komunën e Tetovës (VIDEO)

Sshtyhet zgjedhja e kryesuesit të Këshillit në komunën e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 22 Prill- Këshilli i komunës së Tetovës sot e mbajti seancën e parë konstituive pas zgjedhjeve të fundit lokale. Në propozim të grupit këshilltar të BDI-së, nuk u votua kryesuesi i këshillit për shkak të, siç informuan, “nevojës për konsultime shtesë”.

Seancën e udhëhiqte këshilltarja më e vjetër Srebra Kocevska, ndërsa mbajti fjalim edhe kryetarja e sapozgjedhur e komunës, Teuta Arifi. “Ju dëshiroj punë të suksesshme dhe shpresoj se të gjithë do të punojmë për të mirën e qytetarëve.

Pres se do të mbisundojë toleranca dhe mirëkuptimi, përgjegjësia dhe transparenca e ndërsjellë, sepse Këshillin e vlerësoj si parlament lokal që do të punojë në interes të qytetarëve”, tha Arifi.

Në këshillin e ri të komunës së Tetovës prej gjithsej 31 këshilltarëve, BDI-ja ka 12, PDSH-ja 10, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja pesë, LSDM-ja me koalicionin dy, dhe nga një këshilltar kanë RDK-ja dhe PDT.

ANULOHET ZGJEDHJA E KRYESUESIT TË KËSHILLIT TË KOMUNËS SË TETOVËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *