Home / Lajme / Rajon / Tagesspeigel: Dilema serbe përfundon të martën

Tagesspeigel: Dilema serbe përfundon të martën

6 prill-
Tagesspiegel shkruan më tutje se Serbia gjendet në situatë pa rrugëdalje, duke vlerësuar se perspektiva evropiane e saj do të mbetet e largët nëse Beogradi deri të martën nuk arrin unitet me qeverinë në Prishtinë për statusin e pjesës veriore të Kosovës, kurse në anën tjetër është gjë e dhimbshme heqja dorë nga një rajon ku jetojnë serbët.

Gazeta gjermane Tagesspiegel shkruan se Serbia gjendet në një dilemë të vështirë dhe situatë që të zgjedhë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës dhe transmeton deklaratën e zëvendëskryeministres Edita Tahiri për premtimet e thëna serbe sa i përket pezullimit të institucioneve të Serbisë në veri të Kosovës.

Tahiri i deklaroi gazetës gjermane se Serbia “paraprakisht ka konfirmuar se do t’i shpërbëjë strukturat ilegale në veri të Kosovës, por kur u desh të merrej vendimi final, duket sikur nuk është e gatshme për këtë”.

Ajo ka theksuar se është iluzion përfitimi i një lloj autonomie në Kosovë si ajo e Republika Srpska në Bosnjë, duke shtuar: “Ne këtë e kemi refuzuar kategorikisht”, shkruan gazeta gjermane në numrin e saj që do të botohet të shtunën.

Tagesspiegel shkruan më tutje se Serbia gjendet në situatë pa rrugëdalje, duke vlerësuar se perspektiva evropiane e saj do të mbetet e largët nëse Beogradi deri të martën nuk arrin unitet me qeverinë në Prishtinë për statusin e pjesës veriore të Kosovës, kurse në anën tjetër është gjë e dhimbshme heqja dorë nga një rajon ku jetojnë serbët.

Gazeta më pastaj transmeton deklaratat e nënkryetarit të qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, i cili thotë se vendi i tij duhet të zgjedhë mes dy “zgjidhjeve katastrofave”.

Si konstaton tekstshkruesi, Serbia ka kohë të mendojë deri të martën se a do të pranojë “kërkesat e BE-së dhe para së gjithash të Gjermanisë”. Në të kundërtën, vlerëson gazeta gjermane, anëtarësimi në BE e me të edhe perspektiva ekonomike-politike e Serbisë do të mbesin të largëta.

BE-ja më 16 prill do të shqyrtojë raportin e progresit për Serbinë dhe dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim, mirëpo kusht për të dalë aty është Kosova dhe normalizimi i raporteve me të

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *