Home / Lajme / Maqedoni / Takim Gruevski-Budu: U konstatuan marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë dhe Argjentinës

Takim Gruevski-Budu: U konstatuan marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë dhe Argjentinës

27 prill-Është dhënë mbështetje e fuqishme politike për formalizimin dhe rrumbullaksimin e kornizës së kontraktuar, e cila mundëson parakushte për mundësimin e qarkullimit të lirë të personave, kapitalit dhe të mirave materiale.

Kryeministri Gruevski në Buenos-Ajres u takua me nënpresidentin e Republikës së Argjentinës, Amado Budu. Në takim u konstatuan marrëdhëniet miqësore midis të dyja vendeve dhe interesi i dyanshëm për thellimin e tyre të mëtutjeshëm në çdo fushë me interes të përbashkët në nivel bilateral dhe multilateral.

Bashkëbiseduesit, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, theksuan se faktorët politikë nga të dyja vendet duhet të ndikojnë në vendosjen e marrëdhënieve konkrete ekonomike me të cilat do të mund të ndikohet në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, këmbimit tregtar dhe bashkëpunimit midis kompanive.

U theksua se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Argjentinës realizojnë edhe bashkëpunim të suksesshëm në nivel multilateral në bazë të përcaktimeve parimore të të dyja vendeve.

“Reformat e vazhdueshme, iniciativat për përmirësimin e standardit ekonomik dhe tejkalimi i sfidave të shkaktuara nga ndikimet negative botërore, si dhe modernizimi i sferave shoqërore janë prioritete të veprimeve të të dyja vendeve”, qëndron në kumtesë.

Është dhënë mbështetje e fuqishme politike për formalizimin dhe rrumbullaksimin e kornizës së kontraktuar, e cila mundëson parakushte për mundësimin e qarkullimit të lirë të personave, kapitalit dhe të mirave materiale.

Kryeministri Gruevski theksoi se Argjentina është vend miqësor i cili ofron perspektiva të mira për bashkëpunim dhe potencoi se vendi jonë me përkushtim do të punojnë në përparimin e marrëdhënieve në çdo sferë. Ai informoi se përmes bashkëpunimit ekonomik mund të realizohen qëllime nga interesi për të gjithë qytetarët. I prezantoi edhe volitshmëritë të cilat mundësohen për investitorët e huaj të cilat do të mund të shfrytëzohen nga ana e kompanive multinacionale argjentinase në zgjerim të prodhimtarisë së vet në tregjet botërore.

Nënpresidenti Budu e përshëndeti iniciativën tonë për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella rezultati i së cilës është vizita e delegacionit qeveritar, duke theksuar se Argjentina tërësisht dakordohet me aktivizim më të shprehur në këtë plan për çka theksoi edhe një angazhim të tij personal. Ai deklaroi se përderisa ka nevojë Republika e Maqedonisë mund t’i theksojë idetë e veta për projekte, reforma, pikëpamje dhe iniciativa në ekonomi dhe veprime shoqërore para grupacioneve ekonomike botërore duke e shfrytëzuar logjistikën argjentinase.

Bashkëbiseduesit shfaqën gatishmëri edhe për përparimin e bashkëpunimi parlamentar përmes specializimit të grupeve të punës për zhvillim të marrëdhënieve miqësore midis Maqedonisë dhe Argjentinës

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *