Home / Lajme / Maqedoni / Të dielën beteja kryesore në Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

Të dielën beteja kryesore në Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

5 Prill – Në Tetovë në raundin e dytë do të garrojnë Sadi Bexheti kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare dhe Teuta Arifi kandidate nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Në Tearcë poashtu në raundin e dytë do të përballen kandidatët e PDSH-së dhe BDI-së, gjegjësisht Ruhan Iljazi dhe Isen Asani.Në Vrapçisht në raundin e dytë do të garrojnë poashtu kandidatët e BDI-së dhe PDSH-së, Bajram Kadrija dhe Isen Shabani.

Të dielën do të mbahet raundi i dytë I zgjedhjeve lokaleve në Maqedoni, ndërsa në rajonin e Pollogut, raund të dytë zgjedhor do të ketë në komunën e Tearcës, Jegunocit, Tetovës, Vrapçishtit, Bërvenicës, dhe Gostivarit.
Në Tetovë në raundin e dytë do të garrojnë Sadi Bexheti kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare dhe Teuta Arifi kandidate nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Në Tearcë poashtu në raundin e dytë do të përballen kandidatët e PDSH-së dhe BDI-së, gjegjësisht Ruhan Iljazi dhe Isen Asani.Në Vrapçisht në raundin e dytë do të garrojnë poashtu kandidatët e BDI-së dhe PDSH-së, Bajram Kadrija dhe Isen Shabani, transmeton Tv KOHA.

Në Gostivar beteja do të jetë mes rivalëve të përbetuar Nevzat Bejta nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Rufi Osmani nga Rilindja Demokratike Kombëtare.

Në Jegunoc në raundin e dytë do të përballen kandidati i VMRO-DPMNE-së Toni Kocevski dhe ai I LSDM-së Darko BlazevskiNë Bërvenicë kandidati I BDI-së Enver Pajaziti do të ketë kundërkandiat VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht kandidatin Stojan Todorovski.

Qytetarët e Tetovës, njofton Komisioni komunal zgejdhor ne Tetove se mund të verifikojnë se a gjenden apo jo në listë ditën e shtunë deri në orën 16, 30 dhe ditën e diel prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 19.00, raporton TV KOHA-Tetovë.

TË DIELËN BETEJA KRYESORE ËSHTË NË TETOVË DHE GOSTIVAR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *