Home / Lajme / Maqedoni / Të dielën linjë falas telefonike te Avokati i Popullit (VIDEO)

Të dielën linjë falas telefonike te Avokati i Popullit (VIDEO)

5 Prill – Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të mund për mbrojtjen e të drejtave të tyre të paraqiten edhe në numrat telefonike në Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329 996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701, Kumanovë 031 431-488.

Të dielën, 7 prill, në ditën e mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, kryetar të Qytetit të Shkupit, si dhe të shpalljes në vendvotimeve të caktuara për zgjedhje të kryetarit të komunës, në zyrën e Avokatit të Popullit, në periudhën prej ora 7 deri në orën 19 do të funksionojë linja falas telefonike 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarë do shkelje të të drejtës zgjedhore.

Të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të mund për mbrojtjen e të drejtave të tyre të paraqiten edhe në numrat telefonike në Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329 996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701, Kumanovë 031 431-488.

“Avokati i Popullit të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me marrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat janë të obliguara që t’i sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara”, thuhet në kumtesën e sotme nga zyra e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë.

Në të përkujtohet se e drejta zgjedhore me kushtetutë është e garantuar si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, për shkak se rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve si dhe shkelje të tjera të të drejtës zgjedhore janë vepra ndëshkuese.

TË DIELËN LINJË FALAS TELEFONIKE TE AVOKATI I POPULLIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *