Home / Lajme / Maqedoni / Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, nga mesnata heshtje zgjedhore ( VIDEO )

Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, nga mesnata heshtje zgjedhore ( VIDEO )

5 Prill – Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komune do të ketë në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Çair, Butel, Haraçinë, Bërvenicë, Resnjë, Debarcë, Studeniçan, Tearcë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Veles, Vrapçisht, Dellçevë, Gjorgje Petrov, Jegunoc, Kavadar, Karbincë, Karopsh, Koçanë, Llozovë, Mogillë, Nagoriçani i Vjetër, Qendër, Çeshinovë-Obleshevë dhe Qyteti i Shkupit.

Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhejve të pesta lokale. Nesër dhe të dielën është heshtje zgjedhore. Votimi në raundin e dytë do të zhvillohen në 29 komuna dhe në qytetin e Shkupit, ndërsa raundi i parë do të rivotohet në tre vendvotime në Strumicë dhe në një në Komunën e Dollnenit.

Materiali zgjedhor tashmë është dorëzuar në komisionet zgjedhore komunale, të cilët duhet t’i dërgojnë në këshillat zgjedhorë.

Nesër votojnë personat e sëmurë dhe të pamundur, persona që ndodhen në vuajtjen e masës së arrestit shtëpiak dhe personat e zhvendosur brenda vendit.

Votimi fillon në orën 7 ndërsa përfundon në orën 19.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komune do të ketë në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Çair, Butel, Haraçinë, Bërvenicë, Resnjë, Debarcë, Studeniçan, Tearcë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Veles, Vrapçisht, Dellçevë, Gjorgje Petrov, Jegunoc, Kavadar, Karbincë, Karopsh, Koçanë, Llozovë, Mogillë, Nagoriçani i Vjetër, Qendër, Çeshinovë-Obleshevë dhe Qyteti i Shkupit.

Në Strumicë do të rivotohet në raundin e parë në vendvotimet 1727, 1730 dhe 1734, ku do të ketë gjithsej 3.255 votues.

Gjykata Administrative i hodhi poshtë të gjitha ankimimet e partive politike përveç njërës për në Kërçovë, por aty nuk do të ketë rivotim.

Votimi në raundin e parë të zgjedhjeve përfundoi në gjithsej 49 komuna.

TË DIELËN RAUNDI I DYTË I ZGJEDHJEVE LOKALE, NGA MESNATA HESHTJE ZGJEDHORE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *