Home / Lajme / Maqedoni / Të dielën rivotime në Qendër, në Strugë dhe në Gjorçe Petrov (VIDEO)

Të dielën rivotime në Qendër, në Strugë dhe në Gjorçe Petrov (VIDEO)

19 Prill – Të dielën prej orës 7 deri në orën 19 raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të rivotohet më 29 vendvotime në komunën e Qendrës në Shkup, në nëntë vednvotime në Strugë dhe në një vendvotim në komunën e Gjorgje Petrovit.

Raund të dytë të zgjedhjeve lokale do të ketë në komunën e Dollnenit në 39 vendvotime. Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e mbrëmshme konstatoi se Gjykata Administrative i pranoi ankesat e LSDM-së për katër vednvotime nga komuna të ndryshme të Shkupit, por aty nuk do të rivotohet sepse kjo nuk do të ndikojë në rezultatin zgjedhor për kryetar të Shkupit. Në komunën Qendër në 29-të vendvotime, janë regjistruar në listën zgjedhore 22.939 votues, në Strugë në nëntë 7.885 dhe në Gjorçe Petrov në vendvotimin 2.588 në Volkovë janë regjistruar 1.320 votues.

Në komunën Qendër, Andrej Zhernovski, kandidiat i koalicionit “Unioni për ardhmërinë” ka pasur 981 vota më shumë se kandidati i kolaicionit “Për Maqedoni më të mirë” të kryesuar ga VMRO-DPMNE-ja Vladimir Todoroviq.

Në Strugë, Zijadin Sela nga PDSH-ja i përkrahur nga BDI-ja, mori 20.770 vota, ndërsa kandidati i koalicionit të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së Vladimir Koçoski 15.276.

Në komunën e Shkupit Gjorçe Petrov, Sokol Mitrovski nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja 11.934 ndërsa Aleksandar Naumovski nga koalicioni “Lidhje për të ardhmen”, 10.995 votues.

Në Dollnen do të mbahet raundi i dytë i votimit të zgjedhjeve lokale. Votuesit përzgjedhjen e tyre duhet ta bëjnë midis Boshe Milloshokit nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” që në raundin e parë fitoi 2.172 dhe Abdulla Bajramovski nga BDI-ja, që ka marrë 2.057 vota.

Gjatë këtyre ditëve duhet që të shtypen fletëvotimet për votimin e sërishëm si dhe për raundin e dytë në Dollnen. Në KKZ kërkesë për votim mund të parashtrojnë personat e pamundur, të sëmurë dhe ata që janë në arrest shtëpie. Vazhdojmë me kujdes ta ndjekim procesin zgjedhor, duke pasur parasysh edhe rivotimin. Presim që rivotimi të kalojë në atmosferë të lir dhe të organizuar si duhet, theksojnë nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup në prag të rivotimit të kësaj jave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën Qendër, në Strugë dhe në Gjorçe Petrov, dhe raund i dytë në Dollnen.”Pasi do të përfundojnë zgjedhjet presim nga autoritetet që të fillojnë me implementimin e rekomandimeve paraprake të ODIHR-it, si dhe të rekomandimeve nga raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR”, theksojnë nga BE-ja.

TË DIELËN RIVOTIME NË QENDËR, GJORÇE PETROV DHE STRUGË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *