Home / Lajme / Maqedoni / Të enjten shfaqeja ‘ MORRI ‘ (VIDEO)

Të enjten shfaqeja ‘ MORRI ‘ (VIDEO)

Tetovë, 16 Prill – Teatri i Tetovës të enjten do të jap premierën e parë për vitin 2013 me komedinë “Morri”. Autor i tekstit dramatik është dramaturgu kroat Ivo Breshan, regjinë e ka bërë Sulejman Rushiti, skenografinë Argjend Karai, kostumet Marija Pupuçevska dhe muzika është përgatitur nga Teuta Halimi.

Në këtë shfaqje luajnë gjithsej 14 aktorë, Muzafer Etemi, Naime Azi, Zarije Jonuzi, Argjend Hasani, Linda Shabani, Burhan Amiti, Aida Elezi, Petrit Neziri, Hasim Memishi, Elmir Sejfullai, Sami Mustafa, Berat Saliu, Blerim Ismani dhe Ermal Çanga. “Morri është një komedi situatash që trajton aspektin e përditshmërisë shoqërore dhe teksti më ka sygjeruar që ta ndërtoj në baza të “commedia dellarte”, respektivisht një ndërthyrje midis kësaj dhe përditshmërisë ose realizmit. Pra bëhet fjalë për një komedi situatash që trajton ndikimin e rrethanave ekonomiko-politiko-shoqërore tek individet, pra është një qasje komike ndaj realitetit tonë politik. Meqë edhe autori vjen nga një hapësirë post socialiste që ka ngjajshmëri edhe me realitetin tonë ne pak a shumë jemi përpjekur që të ndërtojmë një shfaqje që do të rezonojë me spektatorin, që do të jetë e kapshme dhe e afërt me realitetin tone” – shprehet regjisori i shfaqjes Sulejman Rushiti.

Shfaqja do të jepet me datë 18 Prill në ora 20.00 në mbrëmje.

TË ENJTEN SHFAQEJA ” MORRI ” ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *